TIRANE- Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika pritet të paraqitet javën e ardhshme në prokurorinë e qytetit për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat e ngritura. Ftesa për Gjikën është bërë këtë javë dhe për pasojë është caktuar njëra nga ditët e javës së ardhshme, në mënyrë që ai të japë shpjegimet e tij lidhur me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Pyetja e kryebashkiakut mund të kryehet dhe ditën e hënë, ditë kjo kur Gjika e ka të detyrueshme që të paraqitet në prokurori.