Shpëtohet Piramida, në tetor pritet
fituesi i projektit

Shpëtohet Piramida, në tetor pritet<br />fituesi i projektit
TIRANE- Piramida dhe hapësira publike përreth saj po vihet në qendër të vëmendjes. Konkursi i shpallur për të nga Javët e Arkitekturës në Tiranë ku votojnë dhe qytetarët, mendohet që do ta shpëtojë monumentin e rrënuar të epokës komuniste. Ideja për mëkëmbjen e monumentit triumfon kundrejt aasaj të qeverisë së mëparshme për shembjen e tij.

Universiteti i Arkitekturës Polis dhe Ministria e Kulturës në Javët e Arkitekturës në Tiranë prej 15 shtatorit deri më 12 tetor presin nga konkursi ndërkombëtar propozime për të ardhmen e kësaj qendre kyç përgjatë Bulevardit. Konkursi i quajtur “Arkitektura e humbur” fton që ta përfytyrojmë të ardhmen e qytetit me këto pakica historie objektesh. Piramida 25-vjeçare si trashëgimi e epokës komuniste pret hyrjen në të ardhmen.

Gjatë Javëve të Arkitekturës në Tiranë do të organizohen konferenca e sprova me profesionitë dhe personazhe nga fushat e arkitekturës, planifikimit urban dhe dizajnit mbarëbotëror, duke kërkuar nga autoritetet vendimarrëse rol kryesor. Kërkohet pjesëmarrja e qytetarëve për të votuar idetë më të mira për sheshin e piramidës. Idetë fituese për Piramidën që shpallen më 1 tetor mund të jenë një tregues se çfarë duan ata që vendosin dhe çfarë njerëzit. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim