Kinë - Një vogëlushe 5 – vjeçare është shpëtuar pasi kishte mbetur e bllokuar në hekurat e dritares së shtëpisë së saj në një lartësi prej 70 metrash. Vogëlushja kishte zvarritur trupin nga hekurat e dritares, por koka i kishte mbetur e bllokuar.
Por, kjo gjë i ka shërbyer për mirë 5 – vjeçares pasi nuk e ka lejuar atë që të binte poshtë. Alarmi u dha nga një fqinj, i cili dëgjoi të qarat e fëmijës dhe lajmëroi menjëherë zjarrëfikësit dhe policinë. Zjarrëfikësit pasi hynë në banesë, shqyen hekurat ku ishte bllokuar vogëlushja, kurse një banor tjetër i pallatit u lidh me litar dhe u ngjit në dritare për të ndihmuar vogëlushen që kishte mbetur e bllokuar.
Pas disa përpjekjeve, forcat e shpëtimit i dhanë fund ankthit që kishte mbërthyer të gjithë banorët dhe kalimtarët, të cilët po shikonin ngjarjen dramatike. Vajza e vogël u shpëtua me sukses dhe dhe nuk kishte asnjë dëmtim serioz.
/Shqiptarja.com