Shpëton jetën e 300 maceve
pasi humbi djalin në aksident

“Ky vend është në kujtim të djalit tim”. Kështu lindi “L’Happy Cat”. 56-vjeçari Chris Arsenault ka shpëtuar jetën e më shumë se 300 maceve endacake.
 
Gjithçka ka nisur në vitin 2006 pasi ai humbi në një aksident rrugor djalin e tij Eric, 24 vjeç. Për atë ishin ditë dëshpërimi dhe dhimbjeje. Më pas në një moment të papritur ka gjetur një motiv të ri për të jetuar. E nisi fillimisht me 30 mace të sëmura dhe në pak kohë e shndërroi shtëpinë e tij në një parajsë në të cilën jetojnë 300 mace.
 
“Doja të bëja diçka të mirë në jetën time. I kemi shpëtuar macet nga situata të tmerrshme madje edhe nga banda që i përdorin si karrem për luftën me qentë”, është shprehur pensionisti.

mace

mace

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti