Mirë do të ishte që ne të bënim vërejtje të gjithanshme për projektligjin “Për Arsimin Parauniversitar”, por përmbajtja e nenit 44 nuk na lejon të merremi me zbukurime të LIGJIT, kur ai rrezikon jashtëzakonisht ekzistencën e institucioneve arsimore private. Citoj nenin 44 të këtij Projektligji:
“Pezullimi dhe revokimi i licencës: 1. Ministri pezullon ose revokon licencën e institucionit arsimor privat me propozim të IKAP-it ose të njësisë arsimore vendore. 2. Një institucion arsimor, licenca e të cilit është pezulluar, mund ta fitojë atë për vitin pasardhës shkollor, në qoftë se plotëson kriteret e licencimit. Vendimi përfundimtar për revokimin e licencës është i pakthyeshëm për subjektin dhe institucioni mbyllet. 3. Në rast të pezullimit dhe revokimit të një licence, njësia arsimore vendore përkatëse i vendos nxënësit në institucione të tjera arsimore, publike ose private. Shpenzimet për përfundimin e një viti shkollor për të gjithë nxënësit e regjistruar në atë shkollë private përballohen nga garancia bankare e institucionit arsimor privat të mbyllur. Modalitetet e transferimit të nxënësve përcaktohen me udhëzim të ministrit.”
VËREJTJE- Është jashtë çdo lloj përvoje praktike që të besosh që, kështu si është përcaktuar mbyllja e një shkolle në pikën 1, të nenit 44, të mos ketë abuzim nga dikush që është në Inspektoriat, Ministri, apo njësi arsimore vendore dhe ky abuzim nuk është i vogël, por i jashtëzakonshëm. Çfarë mendohet nëse dikush i thotë në vesh pronarit që “Po bëhet gati mbyllja e shkollës tënde” në bazë të kritereve krejt subjektive (sepse nuk janë përcaktuar në LIGJ)?
Të nderuar deputetë, shkollat private duhen mbyllur vetem me vendim gjyqi nese jane shkelur kriteret që janë vendosur në LIGJ (të cilat nuk i shohim tek ky projektligj). Shkolla ka të njëjtën vlerë me kishën dhe xhaminë. Pse nuk mbyllen kishat dhe xhamitë kaq lehtë sa mbyllen shkollat? Për më tepër ne nuk dimë që të ketë edhe përcaktime në ligj për mbylljen e xhamive apo kishave që shpesh janë edhe abuzive në atë që bëjnë sepse nuk janë aq të hapura për publikun sa janë shkollat private të cilat për kontratë me publikun kanë programe dhe libra që janë publikisht të njohur.
Ndaj, ju lutemi të reflektoni më shumë rreth kësaj pike dhe ajo të hiqet. Ministri nuk duhet të mbyll shkollën dhe as të heqë licensa, por të nisë procedurat për mbylljen e saj. Shkolla duhet mbyllur vetëm me vendim gjykate.
Ligji nuk përmban asnjë kriter, moszbatimi i të cilit sjell mbylljen e shkollës. Ligji nuk mund të flasë vetëm me gjuhën e parimit, dhe t’ia lejë standartet, kriteret, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ky projektligj përcakton "Ministri pezullon ose revokon licensën e institucionit arsimor privat me propozim të IKAP-it ose të njësisë arsimore vendore” IKAP varet nga Ministri, dhe njësitë arsimore vendore përgjithësisht varen prej ministrit. Por edhe sikur të mos varen prej tij ato nuk ndjejnë asnjë kufizim prej ligjit nëse abuzojnë sepse ligji është BOSH në kriteret që duhet të japë. Hartuesit e këtij neni nuk kanë harruar t’i vendosin këtij neni një numër 44 që të kujton startin e luftës ndaj privatit. Prej këtij numri marrim vesh edhe se me çfarë fryme e mentaliteti ka përmbajtja e nenit.
SHTROHET PYETJA: A do të përmirësohet apo do të përkeqësohet sistemi arsimor privat në këtë mënyrë?
ËSHTË NË LOGJIKËN E LIGJIT QË DO TË PËRKEQËSOHET SI NË PËRMBAJTJE DHE NË RREZIQET E KËTIJ BIZNESI. Ne mendojmë se kompetenca të tilla që i jepen Inspektoriatit Arsimor do të bëjnë që Inspektoriati t'i ktheje shumë shpejt këto shkolla në kopje të arsimit publik (ligji thotë se Inspektoriati përhap përvojën e përparuar, pra nuk bënka vetëm konstatime dhe vëretje, por këto i shoqëron edhe me përhapje të përvojës së përparuar) dhe shkollat private do të dështojnë në dhënien publikut të alternativave të reja origjinale (për të cilën duhet të ekzistojnë), dhe të investojnë në ide të reja prej të cilave të përfitojë i gjithë publiku. Inspektoriati Arsimor do të jetë KOPAÇJA që u rri në kokë IDEVE TE REJA dhe atëherë ARSIMI PRIVAT do të marrë fund sepse, nga një anë, nuk mund të rrezikojë licensën me mosbindje për të rënë në rutinën shtetërore apo nënshtrim të kotë, nga ana tjeter, nuk do të prodhojë gjera të reja për të cilat publiku është i interesuar t'i blejë dhe kështu do të vdesin vetvetiu sepse nuk do të ofrojnë asgjë të re për publikun dhe publiku do të preferojë të marrë vetëm shërbimin falas të shkollave shtetërore. Kush dëshiron t’i pengojë, mund t’i pengojë shkollat private sepse Ligji nuk i mbron dhe as krijon garanci për zhvillime të sigurta. A mund ta ndalojë ky ligj një inspektor arsimi që dëshiron të prishë konkurrencën duke mbyllur pa të drejtë një shkollë, që LIGJI THOTË SE U DASHKA MBYLLUR PA NJË, PA DY?
Pse u dashka pra që shkollat private të mbyllen në mënyra abuzive, me konsum të jashtëzakonshëm shoqëror, kohë të humbur, investime të humbura, profesionistë të humbur, mësues papunë etj.? Ne më mirë ta bëjmë LIGJIN që ato të mbyllen TË GJITHA, pa dallim fetare qofshin, të huaja qofshin, shqiptare qofshin dhe le të ekzistojë vetëm ARSIMI SHTETËROR. Por Ligji nuk krijohet kështu pastër e bukur, por krijohet që të ekzistojë një sistem arsimor privat mbi të cilin mund të abuzohet fare kollaj nga kushdo. Këtu vlen këshilla e Naim Frashërit “Mos iu afro dhelpërisë, por së drejtës iu nis pas, në dëgjofsh fjalët e mia, do të jesh gjithnjë në gas”. Ligji nuk duhet t’i afrohet dhelpërisë por së drejtës.
Të nderuar anëtarë të komisionit parlamentar,
Ndikoni që në Arsimin Privat Shqiptar të vendoset SIGURIA, SIGURIA, SIGURIA dhe jo PASIGURIA, PASIGURIA, PASIGURIA, siç kërkon NENI 44.
Edhe tek drejtuesit e arsimit edhe tek mësuesit ka hyrë e keqja që ka hyrë gjithandej: edhe mësuesit drejtues dinë të bëjnë hilera, korrupsion, intriga, të mbyllin shkolla, të dënojnë apo të lëvdojnë kot, të jenë interesaxhinj, frikacakë etj.. Prej këtyre veseve të tyre mund ta pësojne institucione shkollore me vlerë për publikun, ndaj, ju lutemi të krijoni garancitë e nevojshme që shkollat të mos mbyllen sikur të ishin tezga pa asnjë kriter dhe arsye të forta (KU JANE ARSYET NE LIGJ? S'ka arsye.) Shkollat dhe kopshtet private janë tashmë një pjesë e rëndësishme e sistemit arsimor. Pasuritë që janë në dispozicion të tyre apo që shfrytëzohen prej tyre kalojnë shumat mbi 200 milionë euro.
PRECEDENTI
Se çfarë është në gjendje të bëjë MINISTRIA E ARSIMIT ME NJË SHKOLLË PRIVATE shihni praktikën antiligjore të ndjekur nga MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS në rastin e mbylljes së një shkolle private, me 5 shtator 2007, vendim dhe praktikë të cilën gjykata e nxori ABSOLUTISHT TË PALIGJSHËM, por dëmet ndaj kësaj shkolle u bënë dhe ministria s'ka paguar ende asgjë për veprimet e saj të paligjshme.(shih vendimin e GJYKATES SE APELIT TIRANE, date 20/10/2009, me nr.2377/450 Regjistri Themeltar nr. 1284 Vendimi me gjyqtar Metush Saraçi, Zamir Poda, Edmond Islamaj, ku e paditur ishte Ministria e Arsimit)
PROPOZIM
SHKOLLAT DUHEN MBYLLUR ME VENDIM GJYQI DHE JO ME URDHER ADMINISTRATIV. Kjo duhet shkruar ne ligj: "Ministri mund të nxjerrë urdhër për mbylljen e shkollës, por vetëm me vendim gjyqi shkolla duhet të mbyllë dyert dhe të largojë nxënësit (përveç rasteve kur vetë drejtuesi bie dakort vetë me vendimin e ministrisë). Asgjë e keqe nuk ka për t’i ndodhur publikut nëse Ligji jep garanci më shumë për shkollat private. Kontrollet rutinë mbi to janë aq të shumta sa nuk bën çudi që prindërit të mos i marrin parasysh produktet e këtyre kontrolleve: kontrolli i drejtorisë arsimore, i inspektoriatit arsimor, tatimor, i inspektoriatit higjenosanitar, i punës, i policisë, i zjarrëfikësit, kontrolli i vetë prindit, etj.
Jemi me shpresë që të kuptohet që interesi ynë për më shumë siguri është interes afatgjatë për një arsim edhe më cilësor. Të mos harrohet se shkollat private, megjithë gabimet që kanë, nuk janë sekte të mbyllura dhe të pakontrolluara, dhe për më tepër janë shkollat private shqiptare ato që e pësojnë nga abuzimi i Ligjit dhe më pak shkollat fetare dhe të huaja. Ato janë në sytë e publikut, të kontrolleve të shumta shtetërore dhe mbi të gjitha në kontrollin e prindërve. Shkolla më e dobët private është ende më e mirë se shkolla më e dobët shtetërore.
Pronarët e shkollave private duhet t’i gëzojnë frytet e investimit të tyre, t’ua lënë ato trashëgim fëmijëve dhe publikut t’i lënë emrin e mirë, por vera e mirë kërkon të jetë e vjetër. Tashmë vjetërsia po nxjerr produktet e para të mira. Ky ligj u fut frikën dhe i bën ata ta shohin pronën e tyre të përkohshme nga heqja e licensës, rrufeja në qiellin e pastër.
Urojmë që procesi i rëndësishëm i miratimit të këtij ligji të rëndësishëm të përmbyllet suksesshëm me marrjen parasysh të vëretjeve tona dhe të publikut të gjerë dhe ky ligj të ketë jetëgjatësi.
Unë ju sugjeroj ta shqyrtoni mirë nenin 44 të projektligjit "Për arsimin parauniversitar" dhe të merrni parasysh shqetësimet tona, sepse prej këtij neni, do të lindin probleme të jashtëzakonshme me shkollat private. Një dorë e fshehtë që po ble shkollat, dëshiron që me anë të ligjit t'i detyrojë këto shkolla të shiten lirë ose përndryshe, të zbrazin tregun e krijuar. Si do të ndodhë? Do të shkohet kontroll në institucionin arsimor, do të gjenden disa gabime, do të bëhet propozimi për mbylljen e shkollës, pronarit do t'i lexohet neni 44 dhe mori fund ajo shkollë: ose shite, ose ta mbyllëm. Shitja (sigurisht me çmim të lirë) u intereson më shumë, sepse ashtu marrin edhe klientelën e gatshme, e cila vendoset në kontratën e shitjes si kusht për blerje. Kjo sigurisht do të ndodhë me shkollat shqiptare të cilat nuk kanë mbështetje politike shqiptare ose të huaja. Megasistemit mediatik do t'i shtohet megashkollimi i korruptuar dhe atëherë do t'i vijë me të vërtetë fundi brezit të ri të SHQIPËRISË. Fundi do t'i vijë sepse pjesa më e pasur-pronare e Shqipërisë do t'i çojë fëmijët në Gojën e Ujkut që ka ndërruar dhe ndërron orëeçast qimen SHPIRTËRORE.
Shpresoj që Zoti t’u japë dritën e duhur dhe të shihni që nëse miratohet ky nen Shqipëria është thellësisht e rrezikuar. Shkollat private shqiptare mund të bien në duar të tjera për një periudhë jo më shumë se tremujore dhe kjo nuk zhbëhet dot.
*SHOQATA BASHKIMI I SHKOLLAVE PRIVATE SHQIPTARE
/Shqiptarja.com

SHOQATA BASHKIMI I SHKOLLAVE PRIVATE SHQIPTARE