Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publike listën me 10 kandidatët për Çmimin “Lumo Skëndo”, që vlerëson veprën më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti.
10 kandidatët për Çmimin “Lumo Skëndo” janw: “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri – Botimet Onufri; “Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka – Botimet Toena; “Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni - Botimet Papirus; “Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – Botimet Albas; “Identitete”, nga Lindita Arapi – Botimet Onufri; “Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – Botimet Onufri; “Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – Botimet Albas; “Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – Botimet M&B; “Në atë vend” nga Ardian Vehbiu – Botimet Albas dhe “Ad infinitum” nga Sadik Bejko – Botimet Onufri.
Juria e këtij edicioni kryesohet nga Monika Stafa dhe përbëhet nga Alfred Peza, Ardian Muhaj, Flogert Muça dhe Aida Tuci.
Çmimi “Lumo Skëndo” mban emrin e Mid’hat Frashërit dhe synon të promovojë botimet më të mira në fushën e eseistikës dhe publicistikës shqiptare.
Komente




