Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Instituti i Studimeve “Lumo Skëndo” zgjodhi ditën e pavarësisë për të përuruar vëllimin e 10-të të veprës së Mid’hat Frashërit, një nga protagonistët dhe firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë. Ky vëllim sjell të gjitha përkthimet e bëra nga Frashëri, duke na shfaqur një dimension tjetër të panjohur të tij.

“Është një vëllim i plotë me përkthime të tij nga autorë dhe nga letërsia e Lindjes dhe Perëndimit, siç janë fabulat e Fedrit, Ezopit, La Fontenit për shkollat e para shqipe, përkthime të veprave të klasikëve të Europës siç është Gijom Teli apo Vilhelm Teli, të cilën ua ka kushtuar të rinjve shqiptarë, që të zgjohen dhe të luftojnë për lirinë e Shqipërisë, Robinson Kruzo etj.”, - thotë Uran Butka, Drejtues i Institutit "Lumo Skëndo".

Duke bërë një krahasim mes përkthimeve të Mid’hat Frashërit dhe Fan Nolit, Uran Butka thotë se të dy kanë futur brenda shpirtin dhe kulturën e tyre universale.

“Ndërsa Fan Noli bëri përkthime mjeshtërore të klasikëve, shkrimtarëve të mëdhenj botërorë si Shekspiri, Mid’hati qëndroi me këmbë në tokë. Ai bëri përkthime të veprave dhe autorëve që i shërbenin Shqipërisë dhe popullit shqiptar, në mënyrë të veçantë të rinjve. Pra, vepra të dobishme për Shqipërinëdhe që i shërbyen Shqipërisë.”, - vijon Butka.

Butka thotë se Mid’hat Frashëri ka bërë bibliografinë e gjithë botimeve për Shqipërinë brenda dhe jashtë vendit dhe se botimi i fundit në radhë do të jetë Bibliografia e të gjithë veprave që mbajnë emrin e atdhetarit dhe intelektualit.

B.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës