Shpallen 12 të përzgjedhurit e
Onufrit. Ekspozohen më 26 dhjeto

Shpallen 12 të përzgjedhurit e<br />Onufrit. Ekspozohen më 26 dhjeto
TIRANE- 12 artistë mbesin nga  përzgjedhja përfundimtare pas shqyrtimit të 130 aplikimeve për Edicionin e 20-të të Çmimit Onufri, që organizohet çdo vit nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe mban emrin e ikonografit të shquar mesjetar shqiptar. Të përzgjedhurit janë: Driton Selmani (Kosovë) Endri Dani (Shqipëri), Irgin Sena (Shqipëri), Jasmina Metwaly (Poloni), Alban Muja (Kosovë), Ivi Topp (Francë), Marzia Migliora (Itali), Ergin Zaloshnja (Shqipëri),Flaka Haliti (Kosovë), Elton Kore (Shqipëri), Py Verde (Francë); Silva Agostini (Shqipëri). Pas kësaj përzgjedhjeje më datë 26 Dhjetor 2013, ora 18.00, Galeria Kombëtare e hap ekspozitën kolektive Elozhe Dyshimit. Çmimi Onufri zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

“Elozhe Dyshimit, propozuar nga kuratori italian Claudio Cravero për këtë edicion të ri të Onufrit, hulumton disa nga praktikat dhe temat e reja artistike që ndërmerren në ditët tona, duke treguar lidhjet e tyre me situatën e sotme politike, si një pasqyrë e dyshimit tonë të vazhdueshëm. Në veprat e përzgjedhura dyshimi shfaqet si diçka që pashmangshmërisht na prek të gjithëve; dyshimi është kthyer në një ndjenjë bazë, një instinkt vital që i tregon këtij brezi rrugën që duhet ndjekë. Më datë 26 Dhjetor 2013 Galeria Kombëtare çel ekspozitën “Elozhe Dyshimit”, ndërsa më datë 30 Janar 2014, gjatë një ceremonie publike në Galerinë Kombëtare të Arteve, një juri me specialistë të mirënjohur të artit dhe kulturës bashkëkohore do të japin Çmimin Onufri për vitin 2013.
 
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris