Tiranë, 3 Dhjetor / ATSH - Në mjediset e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli" është zhvilluar ceremonia e shpalljes së fituesve të konkursit kombëtar "Unë Milosao". Konkursi u zhvillua në zbatim të kalendarit të punës dhe veprimtarive të Vitit De Radian për kremtimin e 200 vjetorit të lindjes së poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, ku me këtë rast Ministria e Kulturës përveç rolit nismëtar në kremtimin e këtij përvjetori jubilar, me aktivitete të shumta, pati përgjegjësinë dhe objektivitetin për vlerësimin e krijimtarisë së autorëve të rinj, nëpërmjet këtij konkursi.
Risilda Osmani nga shkolla "Sinan Tafaj", Tiranë, Neim Mustafaraj, nga shkolla "Ramiz Arianitasi" Çorovodë, Rea
Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ne ceremonine e shpalljes së fituesve të konkursit kombëtar "Unë Milosao"
Godo nga shkolla " Arsakeo" Tiranë, Pamela Muço nga whkolla "Themistokli Gërmenji", Korçë, Blerina Kanxha nga gjimnazi "Dhaskal Todri" Elbasan, Olisa Tome nga gjimnazi "Ismail Qemali" Tiranë, Livia Hoxha nga gjimnazi "Faik Konica" Tiranë, Idva Tusha nga shkolla "Sadik Stavaleci" Kashar, Juela Mërdhoqi gjimnazi Lezhë dhe Tea Mastori nga gjimnazi "Sami Frashëri" Tiranë, ishin 10 emrat e fituesve të konkursit "Unë Milosao", ku morën pjesë 232 nxënës nga nga shkolla e qytete të ndryshme të Shqipërisë si, Tirana (Paskuqan, Kashar, Kamëz, Domje, Paskuqan), Gjirokastra, Himara, Vlora (Ramicë), Korça, Elbasani (Belsh), Berati, Rrësheni dhe Lezha.
Midis nga 232 eseve, tregimeve, poezive dhe meditimeve, Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit, të cilët ideuan dhe ndoqën të gjithë procesin, duke mbajtur parasysh vetëm kriterin artistik në përzgjedhjen, zgjodhi 10 nxënësit e mësipërm si fitues të konkursit.
"Jam entuziaste nga pjesëmarrja e shkëlqyer e gjimnazeve kudo në Shqipëri", u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në fjalën e sajë, duke shtuar se "ajo që të gëzon ndërkaq është se të gjithë konkuruesit që unë do t'i quaja kontribuesit më të veçantë dhe të mrekullueshëm, identifikoheshin kaq natyrshëm me karakterin e Milosaos dhe kjo e ka një arsye, pasi Milosao është një model i përsosur për çdo brez të rinjsh që flet e shkruan shqip ngado në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Kalabrinë e tij, që nuk i trembet realitetit, por as ëndrrës, prandaj sot edhe unë bashkë me ju ndihem Milosao", u shpreh Kumbaro.
Ministrja Kumbaro shpërndau diploma për dhjetë fituesit e konkursit, të cilët do të kenë një bonus prej 10 000 lekësh secili, jo në vlerë monetare. Shuma do të lëvrohet për pajisjen me tituj librash, sipas përzgjedhjes së fituesve, në Librarinë Adrion në Tiranë.
/k.m//a.ke/