TIRANE- Më datë 24 dhe 28 dhjetor 2013 është zhvilluar testimi për vendet e lira të punës, për Administratën Tatimore Qendrore. Pas marrjes së procesverbalit të Komisionit Ad-Hoc, ngritur nga Ministri i Financave më datë 20.12.2013, në të cilin propozohen kandidaturat fituese për çdo pozicion, me cilësinë e eprorit direkt drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj ka shpallur përgjedhjen e punonjësve si më poshtë. Vendet e shpallura të lira, për të cilat nuk ka të përzgjedhur do të kalojnë në procedurat e konkurrimit.
Për emërimet e reja në Administratën Tatimore është kryer testimi me shkrim për kategoritë A, B, Cl, C2 dhe C3, më datë 24.12.2013, në ambientet e Pallatit të Sportit "Astian Rusi", Tiranë. Testimi me shkrim për pozicionet Drejtor Drejtorie në DPT, Drejtor i Drejtorisë Rajonale, Drejtor Drejtorie në Drejtorinë Rajonale, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pozicionet e shpallura të lira për IT, u zhvilluan në orën 9:00 në ambjentet e përcaktuara më sipër, ndërsa testimi me shkrim për pozicionet përgjegjës sektori/zyre në Drejtoritë Rajonale Tatimore dhe inspektor/specialist në gjithë administratën tatimore, në orën 14:00.
Testimi kishte 70 pikë, nga të cilat 65 pikë testimi me shkrim dhe 5 pikë testimi me gojë.
Në testimin me gojë, u lindte e drejta për të hyrë personave, të cilët kapën 45 pikë e lart nga testimi me shkrim. Rezultatet e testimit me shkrim u shpallën brenda 24 orëve pas përfundimit të testimit në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe personave, të cilët morën 45 pikë e lart nga testimi me shkrim, ju lindi e drejta të hyjnë në testimin me gojë më datë 26.12.2013.
Pikëve totale të testimit me shkrim dhe gojë u janë shtuar më pas pikët për përvojën në punë të kandidatit, për kualifikim, për botime shkencore dhe për aftësi personale të veçanta.
Procedura ishte mbështetur në ligjin 8549 dt. 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, i ndryshuar, në përputhje me VKM nr. 231, datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës" dhe VKM numër 1184, datë 20.08.2008 "Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qëndrore”.

Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com