TIRANE- “Të shkruash sikur të jesh një Milosao”. Me këtë motiv qindra nxënës nga të gjitha shkollat e vendit kanë marrë pjesë në konkursin “Unë Milosao”. Nga rreth 250 esse dhe novela grafike konkurruese, janë shpallur fituese 10 punimet më të mira. Ilva Tusha e shkollës “Sadik Stavaleci” nga Komuna Kashar, shprehet se ka marrë pjesë në këtë konkurs sepse gjen vetveten tek Milosao.

(Në Foto: Ministrja Kumbaro me një nga fituesit e konkursit "Unë Milosao", )
Këtë të martë çmimet u ndan në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ndau certifikatat për secilin fitues.

(Foto gjatë konkursit "Unë Milosao")
Pas ndarjes së çmimeve, pjesëmarrësit ndoqën filmin për historinë e jetës dhe veprimtarisë së Jeronim De Radës, autorit të veprës “Milosao”, nga ku u frymëzua ky konkurs. Më pas aktorë të TKEKS interpretuan pjesë të zgjedhura nga poema “Milosao”.

(Ministrja Kumbaro në foto me fituesit e konkursit "Unë Milosao")
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO