Shpallen fituesit e konkursit të
përvitshëm "Çmimi i Filantropisë" 2014

Shpallen fituesit e konkursit të<br />përvitshëm "Çmimi i Filantropisë" 2014
“Partnerët Shqipëri” organizoi në 5 dhjetor 2014 një ceremoni gala ku u shpallën fituesit për vitin 2014 të konkursit të përvitshëm “Çmimi i Filantropisë”.

Ky është viti i katërt që “Partnerët Shqipëri” organizon këtë konkurs publik mbarë kombëtar, për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e falenderimin për individët e bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë ku jetojmë.

Në ceremoni morën pjesë një numër i madh të ftuarish nga qeveria shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, përfaqësues të sektorit të biznesit, atij jofitimprurës, institucioneve donatore dhe medias.

Çmimet iu dhanë fituesve nga Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, Znj. Brunilda Paskali, Zv Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Adriana Berberi, Drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Z. Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor, dhe Znj. Ema Andrea, aktore dhe pedagoge në Akademinë e Arteve.

Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Bankës CREDINS. 

Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Lokal iu akordua kompanisë Alb-Star me përfaqësues Z.Sadik Ismailaj.
 
Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Emiliano Lule

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Tef Pogu (pas vdekjes).

Në event u dha edhe një Çertifikatë Mirënjohjeje për Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës