Presidentja Atifete Jahjaga, ka marrë sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012, ditë e diel.
Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi, ka njoftuar presidenca e Kosovës.
Ky vendim vie pas dorëheqjes së Kryetarit të Komunës së Ferizajit, Bajrush Xhemajli i cili u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiç një person. Ai u gjet fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com