Cuku 'Dëshmor Atdheu', Lleshaj i dorëzon titullin bashkëshortes së përlotur: U vra në formë të pabesë

Dy vjet pas vdekjes, shpallet "Dëshmor i Atdheut" kryepolici i vrarë në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Artan Cuku. Titulli Dëshmor i Atdheut iu dorëzua bashkëshortes së kryepolicit nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ajo u shfaq para Ministrit e përlotur dhe mjaft e prekur.

Në fjalën e tij Lleshaj prezantoi kontributin e Cukut në Policinë e Shtetit dhe shprehu ngushëllime për të afërm dhe familjarë të cilët ishin të pranishëm në sallë. Ai tha se Artan Cuku e mbylli jetën në moshë të re në mënyrë të pabesë.

"Me vendim të Komsionit Qëndror të Statusit, Artan Cuku është nderuar me titullin e lartë Dëshmor i Atdheut.Cuku përfudnoi studimet për drejtësi. Ai kaloi një karrierë shumë dinamike duke mbajtur detyra të rëndësishme në polici. Ai e mbylli jetën e tij në moshë të re pas një vrasje në mënyrë të pabesë. Të nderuar jemi mbledhur sot këtu për të nderuar jetën dhe veprën e tij i cili nga sot i bashkohet Dëshmorëve të Atdheut. I shprehim ngushëllime të afërmve të tij, që kanë pasur nderin dhe fatin ta kenë pranë vetes. Radha e gjatë e Dëshmorëe të Atdheut është shembulli i kontributit. Ky numër i lartë dëshmorësh duhet të shërbeje si një thrrje për reflektim të lartë ndaj të gjithe vendit por edhe ndaj klaës politike. Besimi i qytetarëve mund të fitohet vetëm përmes përkushtimit. Shembulli i Cukut është shembull vlerash të larta. I përjetshëm kujtimi i tij", u shpreh Lleshaj.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, u vra më 8 prill të vitti 2017 në një atentat nga vrasës me pagesë në hyrje të pallatit të tij, në rrugën e "Kosovarëve"pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Një vit pas ngjarje Bashkia e Dibrës e shpalli Qytetar Nderi.

"Tani ishte njeri me surpriza, një njeri gazmor, ishte një baba që kur dilte në darkë më familjen, nëse kishte muzikë në sfond ai ngrihej të kërcente me vajzën, këndonim të katërt. Për 6- vjetorin e martesës kishte bërë një pakt me prindërit e mi që të kujdeseshin dy ditë për vajzat. Kishte përgatitur një udhëtim në Venecia, dhe avioni nisej në 3 të mëngjesit,e pashë që nxori valixhen, e pyeta ku do shkosh ti sepse e dija që nuk kishte më udhëtime pune, e me thotë: kemi vetëm 30 minuta kohë, se ne do ikim diku për 6-vjetorin e martesës", shprehej Marjola, bashkëshortja e Artan Cukut në një dokumentar bërë për të, prezantuar një vit më parë.

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin, vrasës me pagesë, ndërsa porositësi ishte Bledar Jambelli, i arrestuar në Greqi në pritje të ekstradimit.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raiffeisen: 09/04/2019 15:09

    Kush e njihte nga e di mire se kush ishte Artan Cuku. Bravo Z.Minister e meritonte. Respekte familjes

    Përgjigju
  • Hahaha: 09/04/2019 14:32

    Po te ishte ne mardhenie pune ok .. po ai eshte pushuar nga puna per abuzim detyre.. nejse respekte per te gjith punonjesit e ren ne krye te detyres..

    Përgjigju
  • Hahaha: 09/04/2019 11:39

    Cfar deshmori thon keta.. ai u vra per interesat e veta

    Përgjigju
    • Arberi: 09/04/2019 13:49

      Si per interesat e veta o kaqol. Ai u vra me urdherin e nje krimineli qe gjykata e koruptuar duhet ta kalbte ne burg me kohe. Shteti mban pergjegjesi per lenien rrugeve te oficereve qe i kwne sherbyer. Turp qe vraesi u denua vetem me 8 vite burg dhe ju siguruar familja.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim