U ekzekutua në hyrje të pallatit, familjarët e Artan Cukut i kërkojnë shtetit dëmshpërblim 1 milion euro

Familjarët e ish komisarit Artan Cukut kanë kërkuar dëmshpërblim 1 milionë euro ndaj Ministrisë së Brendshme për humbjen e familjarit të tyre si dëmshpërblim monetar dhe moral. Dëmi shëndetësor dhe dëmi ekonomik qe i ka ardhur familjes nga humba e jete së kryefamiljarit të cilët kanë dërguar padi në Gjykatën Administrative, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt. Ekspertët e caktuar nga Gjykata Administrative për përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjarëve të Artan Cukut kanë dalë në konkluzionin se ata duhet të marrin shumë prej 130 mln lekë të rinj ose 1 milion euro.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017. Familjarët e Cukut kanë dorëzuar një padi në gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit duke u kërkuar dëmshpërblim monetar edhe moral, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 8 shkurt 2021. 

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata. 

Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut", titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 06/02/2021 01:16

    ATE QE VRAU CUKUN TI RRIPET LEKURA ME BICAK DHE TI HIDHET KRIPE MALI...

    Përgjigju
  • Lol: 05/02/2021 19:33

    Sa leke ka bere me hashashin ne Vlore ky i dalin 7 breza , nga 50 mije euro ne nate bente ky m... e hiqej edhe si i ndershem , shume police ne Shqiperi kane arrestuar me qindra vete po si ka vrare njeri po nese ti e torturon tjetrin ne menyre kafsherore si bente ky nuk ta fal njeri .Vetem shtepia ku e vrane i bente 250 mije euro e me nja 200 te tjera arredim te brendshem .Policet heronj jane ata qe u vrane ne krye te detyres e jo ky qe u vra se beri te fortin me personin e gabuar .

    Përgjigju
  • Ppp: 05/02/2021 18:55

    Per sa kohe qe skemi nje ligj per nenpunsin shtetror keshtu do jete Sepse cdo parti ka policine e saj ushtrine e saj, spiunet e saj nje ligj i tille do u hiqte partive krejt fuqine per shitjen e vendeve te punes nqs do kishim nje ligj te tille mbase i ndjeri do ishte gjalle sepse do ishte ne detyre Po te shohim shumica e policeve te vrare jane vrare mbasi jane shkarkuar

    Përgjigju
  • Polici: 05/02/2021 17:53

    Kur to Japin demshpreblim cdo polici te ren ne krye te detyres ateher te kujtohen per kete te vrar te hyrja e pallatit dhe i vrar ndoshta nga ndonje i aferm i atyre qe i kan vdek ne dor duke i marr ne pyetje ky palo officer.pastaj te paguaj familja e ketij demshoerblim per familjaret e personit te vdekur nga duart w ketij xhelatit.e si te behen keto te filloj gjyqi a i meritojn keta leket apo si meritojn

    Përgjigju
  • ARAPI: 05/02/2021 13:13

    kollaj fare...jepjani per gjykim kastriot selites...i dha gjys miliardi, fulln hajnise dhe beri prokuror copen e mishit burrin e gruas deputete te fela felas... edhe publikojeni o portal legen !

    Përgjigju
    • hoho: 05/02/2021 16:14

      bravo

  • Nime: 05/02/2021 13:08

    Le ti paguaje vrasesi jo me taksat e mia.

    Përgjigju
    • Per pjetrin: 05/02/2021 21:11

      Ky zoteria ka marr 100mil lek si deshmor ne nje koh kur nuk ishte me ne polici pra ishte qytetar i thjesht.femijet i marrin pension.cduhet te thon femijet3jetima te policeve qe jan vrar me uniform veshur e si ka ber njeri deshmor?cduhet te thot familja e personit qe vdiq nga dajaku i komisarit?sepse jam dakort me ty qe ligji esht ligj. E nese ekziston ligji per familjaret e komisarit qe duan demshoerblim ateher dhe familja e ketij qe vrar komisari ne komisariat ka te drejten e demshperblimit financiar nga shteti por edhe nga familja e komisarit .

    • Pjeter: 05/02/2021 18:02

      E jo,shteti ka detyrim kushtetues ti mbroje qytetaret e vet,sidomos ne kete rast.Veshtire te pranohet qe te paguhet nga taksat tona,por eshte keshtu e sipas mendimit tim duhet te jete keshtu.Te shpresojme qe organet kompetente, ti kerkojne te rekuperojne keto para qe shteti duhet ti paguaje familjes, atyre qe lejuan te ndodhte,e atyre qs gabuan me ose pa qellim ne gjykimin e ceshtjes,nga fillimi deri ne fund.Duhet me patjeter ,qe dikush ti paguaje shtetit demet,por ne te njehten kohe,shteti per mendimin tim duhet te demshprebleje familjen pa hezituar,sepse nuk qe i afte te mbroje viktimen ne fjale.Ne si shoqeri,duhet edhe te kuptojme nje dite,qe shteti nuk eshte nje entitet jashte tokesor,por me votat tona, qe deri tani,edhe i kemi kembyer per nje thes miell,kemi kontribuar edhe ne,per te cuar ne shtet,persona te pa afte dhe te kortuptuar.

  • Vlonjati: 05/02/2021 12:43

    Parat kerkojani gjygjtareve, qe liruan kriminelin kundrejt shumave milionshe! qe dhane per nxerrjen e ketij ktimineli dhe jo shtetit.

    Përgjigju
  • Usa: 05/02/2021 12:39

    Kta tfamiljes qenkan gzu qe pask ik komisari. Parja ti zen syt.

    Përgjigju
  • Dani: 05/02/2021 12:13

    Po demshperblim duhet te paguajne ata njeher per ate qe vdiq gjate tortures nga dora e ketij ,dhe per te gjithe ata qe ka torturuar kur ka qene ne krye te komisariatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg