Në një vendim që konsiderohet historik, Gjykata Franceze ka dënuar ish-presidentin Nicolas Sarcozy për korrupsion. Ish presidenti u dënua me një dënim prej 3 vitesh heqje lirie,  2 prej të cilëve u anuluan dhe një nga të cilët do ta vuajë ose shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik ose me dy vite punë të detyruar në komunitet. Sarkozy u akuzua se ofroi një post publik një gjyqtari në këmbim të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij.

Sarkozy, i cili shërbeu si president I vendit nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.

Prokurorët kërkuan dy vjet burg dhe dy vjet me kusht për secilin nga të tre të pandehurit mbi atë që ata e konsideronin se ishte një "pakt korrupsioni".

" nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë marrëveshje e tillë," i tha Sarkozy gjykatës. "As në kokën time dhe as në realitet. Unë dua të pastrohem nga ky turp, " tha ai.

Çështja për të cilën ai akuzohet daton në vitin 2014. Hetuesit përgjuan telefonat e Sarkozy dhe avokatit të tij mbi akuzat që ish-presidenti kishte marrë në mënyrë të paligjshme miliona euro nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale në 2007-ën.  Në atë kohë, Sarkozy, po hetohej gjithashtu për marrjen e pagesave të paligjshme nga trashëgimtari i perandorisë L'Oréal, për të financuar fushatën e tij presidenciale.

Më 30 janar 2014 hetuesit përgjuan bisedën e Sarkozy me avokatin e tij, kur ky i fundit i propozonte presidentit ti ofronte një post zyrtar gjykatësit Gilbert Azibert në këmbim të dokumenteve konfidenciale që lidheshin me aferat korruptive të Sarkozy.

Gjyqi ndaj Sakorzy duhej të niste në vitin 2014 por u shty nga apelimet e njëpasnjëshme, por u finalizua ditën e sotme me vendimin e dhënë nga gjykata e Parisit. Sarcozy ka të drejtë që brenda 10 ditësh të apelojë sërish vendimin.  .