Jonida Maliqi dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për zërin e saj të fuqishëm dhe për emocionin që përcolli me këngën “Ktheju Tokës”. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve.
Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.
E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip.
Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar.
na turperoi botoxi kurr kaq posht
Përgjigju