Shpallet juria e festivalit
të 51-të në RTSH
Shpallet juria e festivalit të 51 në RTSH. Sipas organizatorëve kjo juri do të jetë e përbërë “nga 7 anëtarë mes të cilëve tre të huaj dhe katër shqiptarë”.
TIRANE - Shpallet juria e festivalit të 51 në RTSH. Sipas organizatorëve kjo juri do të jetë e përbërë “nga 7 anëtarë mes të cilëve tre të huaj dhe katër shqiptarë”. Juria do të vendosë për dy netët e para të festivalit në RTSH, se cilët do të jenë të përzgjedhurit për natën finale.
Edicioni i 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor. Festivali i Këngës në RTSH do të mbajë firmat e drejtorit Petrit Beci, regjisorëve Agron Vulaj e Astrit Idrizi; skenaristëve Edi Oga e Engjëll Ndocaj; drejtorit artistik Shpëtim Saraçi, skenografit Adnand Kastrati, drejtorëve të fotografisë Franko Ferrari e Leonard Qendro. Drejtor zëri të tij janë Emanuele Donini e Mauro Laficara.
Joni Peçi është përzgjedhur si drejtor imazhi. Festivali do të prezantohet nga gazetari Enkel Demi dhe "Miss World Albania 2011" Floriana Garo. Këngëtarët të vendosur sipas radhës që do këndojnë në dy netë janë: Nata e parë: Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola, Vesa Luma, Elis Nova, Kozma Dushi, Bon bon Band, DR.Flori&Fabi, Merland Kademi, Rezarta Smaja, Ardian Bujupi, Xheni&Enxhi Kumrija, Arjela Krasniqi. Në natën e dytë interpretojnë: Arjan Dredhasi, Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko, Hersi Matmuja, LNYX, Entela Zhula, Anjeza Shahini, Kelly, Bojken Lako, Marsela Çibukaj, Valon shehu, Ani Çuedari, Grupi "Na" dhe Flaka Krelani.
Anëtarë të huaj:Nicola Caligiore-Shef i delegacionit të RAI-t në Festivalin Evropian të Këngës
Joseph Mizzi- Shef i delegacionit të RTV të Maltës në Festivalin Evropian të Këngës
Szilva Puspok- Shefe e delegacionit të RTV hungarez në Festivalin Evropian të Këngës
Anëtarë shqiptarë:Sokol Shupo, Profesor i shkencave muzikore, studiues i muzikës dhe kompozitor. Aktualisht Dekan i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve
Justina Aliaj-Artiste e njohur shqiptare e goditur në Festivalin e 11 të RTSH për performancën e saj.
Zef Çoba kompozitor i njohur
Petrit Ymeri, botues.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.1%
-
Pak
81.2%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta të vazhdueshme në Turqi, Erdogan: Policia do të ndërhyjë, nuk do të qëndrojmë indiferentë
29 Mars, 16:34
-
'Befasi, por zgjodha me zemër!' Gega për rikthimin te Partizani: Më bindi presidenti, kalova natën pa gjumë
29 Mars, 16:23
-
Rama i rikthehet turit të diasporës/ Pasditen e sotme takohet me shqiptarët në Kretë, nesër në Athinë
29 Mars, 16:22
-
VIDEO/ Real Sociedad fiton 2-1 kundër Valladolid, miqtë thuajse të rrëzuar nga La Liga
29 Mars, 16:21
-
GOLAT/ Sociedadi fiton kundër Valladolid dhe sheh nga Evropa, Kumbulla titullar sfidon Atl. Madridin! Në fushë edhe Real Madridi
29 Mars, 16:19
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Kompania xAI e Elon Musk blen platformën sociale X për 33 miliardë dollarë
29 Mars, 15:49
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Vorë/ Grabiste me dhunë gratë në rrugë, policia vendos në pranga 32-vjeçarin
29 Mars, 15:31
-
Zgjedhjet/ PD kërkoi përjashtimin e Bidos nga lista e PS: Është ende drejtori i Arkivave! Kandidati i PS nxjerr dokumentin: Doktor dole blof, ja akti i pezullimit
29 Mars, 15:29
-
DIVA 2024/ 33 mln euro fitime nga platformat sociale, Tatimet: Deklaroni të ardhurat deri më 1 Prill
29 Mars, 15:27
-
‘Djathtas për Zhvillim’ heq familjarët nga listat e mbyllura/ Shehi: Në listat tona s’ka kandidatë me probleme! Alibeaj: Koalicioni ynë kundërshtar ka vetëm Ramën
29 Mars, 15:09