TIRANE- Wiki Loves Monuments është një konkurs fotografik ndërkombëtar i monumenteve, organizuar nga Fondacioni Wikimedia nga datat 15 shtator deri më 15 tetor 2014. Wikimedia është fondacioni që fuqizon enciklopedinë e lirë Wikipedia – një bashkëpunim global me autorë vullnetarë nga e gjithë bota. Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Me moton “Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë”, çdo fitues që del nga konkurset kombëtare do të marrë pjesë në konkonkursin ndërkombëtar.
/Shqiptarja.com










