Shpallet konkursi për monumentin
e Dom Nikollë Kaçorrit

Shpallet konkursi për monumentin <br />e Dom Nikollë Kaçorrit
TIRANË - Pas realizimit të disa monumenteve në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, artistët ftohen sërish në një tjetër konkurs për realizimin e figurës së Dom Nikollë Kaçorrit.

Konkursi është mbarëkombëtar dhe në të mund të marrin pjesë artistë ose grupe artistësh. Shtatorja duhet të jetë figurative dhe realiste pasi i kushtohet një personaliteti historik, zv/kryeministër i qeverisë së Ismail Qemalit, në vitin 1912”.

Shtatorja përfundimtare do të derdhet në bronz dhe do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Durrësit. Bocetet pjesëmarrëse në konkurs duhet të jenë të punuar enkas për këtë konkurs dhe dorëzimi i tyre do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në periudhën 1-29 prill. Lartësia e shtatores përfundimtare në bronz duhet të jetë 240 cm.

Gjatë vitit që shkoi, GKA ka shpallur disa konkurse për monumentet e Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kongresit të Lushnjes, etj

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit