Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për prostituimin e vajzave shqiptare në Itali. Karakteristika fizike që e bëri të dallohej është koka e rrumbullakët me shkëlqim. Ai është pjesë e një organizate që merrej me rekrutimin e vajzave tërheqëse nga Shqipëria dhe i premtonte se do i gjente punë të qëndrueshme në shtetin fqinj.
Por fati i këtyre vajzave nuk ishte krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë imagjinonin. Hetuesit thonë se organizata i besoi ‘tullacit’ shqiptar detyrën që të gjente veshje për vajzat dhe t’i çonte në rrugën ku do të gjenin klientët, shkruajnë mediat italiane.
Jeta e tyre e re do të ishte krejt ndryshe. Sa i përket fitimeve, të gjitha përfunduan direkt në xhepat e “tullacit”, që ishte caktuar nga organizata për të menaxhuar tregun e seksit. Disa prej të rejave gjetën guximin që ta raportonin.
Karabinierët e stacionit të Basovizzës, gjatë një kontrolli, kanë rënë në gjurmët e 40-vjeçarit në një pjesë të bashkisë së Triestes, ndërsa ai ishte gati të ikte në Shqipëri. Shqiptari ishte në kërkim për shkak se ndaj tij është lëshuar një masë paraburgimi për ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni për faktet e kryera në Bolonja në vitin 2013.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun Coroneo.