Një punonjës policie në Pogradec është shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi ka përplasur me makinë një 13-vjeçar dhe është përpjekur që fajin ta kalojë tek i vëllai.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. AMP sqaron se nënkomisari A. A., ishte duke drejtuar automjetin e tij dhe ka aksidentuar 13 vjeçarin O.S, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.
Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por kanë qenë pamjet filmike që e kanë ‘marrë në qafë’ policin pasi është vërtetuar se ka qenë ai drejtues i mjetit dhe jo i vëllai.
Tashmë çështja është në dorë të prokurorisë, ndërkohë që efektivi i policisë do të përballet me drejtësinë për akuzat “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Akuzes i duhet shtuar dhe /mashtrim/ dhe vellai i tij duhet ndjekur penalisht per mashtrim dhe tentative per te mbuluar krimin ne bashkepunim .
PërgjigjuKeta qe duhet te na mbrojne ikin per vete nga vendngjarja. Vendi cudirave.
PërgjigjuPolici mashtrus duhet te marre denimin e merituar dhe duhet te largohet nga organet e policis per mungese sinqeriteti
Përgjigju