Shpallet për herë të parë
kalendari kulturor i verës
Është hera e parë që muajt e verës nuk do të karakterizohen nga mungesa e ngjarjeve kulturore, siç ka ndodhur vite më parë. Aktivitete të ndryshme kulturore, ekspozita, panaire tradicionale, koncerte, etj. Me 8 Korrik do te kete konferenca dhe aktivitete artistike ne Berat ne kuadrin e perfshirjes ne listen e Trashegimise Boterore.
TIRANE - Është hera e parë që muajt e verës nuk do të karakterizohen nga mungesa e ngjarjeve kulturore, siç ka ndodhur vite më parë. Aktivitete të ndryshme kulturore, ekspozita, panaire tradicionale, koncerte, etj, janë përfshirë në një kalendar të posaçëm kulturor të hartuar nga Ministria e Kulturës. Programi me ngjarje kulturore do të vihet posaçërisht në shërbim të 4 muajve të turizmit, duke u shoqëruar me promovimin e vlerave kulturore dhe të trashëgimisë kombëtare.
Në kalendarin e bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës vëmë re se është organizuar edhe një nga aktivitetet që do të startojë së afërmi; bëhet fjalë për organizimin e një sërë aktivitetesh më 8 korrik, 2014 në kuadër të përfshirjes së Beratit në listën e Trashëgimisë Botërore. Ndërsa vite më parë gjatë muajve të verës artistët kanë bërë pushime tepër të gjata, kalendari i MK-së tregon se kjo dukuri nuk do të ndodh më, sepse M
inistria e Kultures ka hartuar dhe shpall për herë të parë kalendarin e aktiviteteve të sezonit turistik për periudhën qershor-tetor 2014. Në bazë të strategjive të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën në një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, si dhe në një punë të vazhdueshme me DRKK në rrethe, kalendari i sezonit turistik synon në rritjen e potencialit krijues, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike.
Ky kalendar artistik do të sjell gjatë kësaj vere koncertet, festivalet, promovimet, ekspozitat, artin bashkëkohor, etj, në qytete, site arkeologjike dhe zona turistike me qëllimin që informacioni i dhënë t'i shërbejë publikut, medias dhe pushuesve të sezonit.
Aktivitet sipas këtij programi do të jenë të panumërta duke nisur që nga festivalet muzikore deri tek koncertet e grupeve polifonike në Vlorë, Berat e gjetkë. Do të ketë promovime të vlerave të trashëgimisë në Berat, Durrës, Shkodër, etj, përmes ekspozitave dhe panaireve dhe gjithfarë aktivitetesh kulturore që tërheqin audienca të grupmoshave dhe shoqërive të ndryshme, përfshi edhe turistët që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë muajve të verës. Gjatë këtij sezoni të ndërmjetëm artistik nuk do të mungojnë koncertet, ekspozitat e arteve pamore, shfaqjet teatrore, dhe ndër to do të mbahen edhe festivali ndërkombëtar i Teatrit në Durrës, festivali i filmit, festivali i muzikës së dhomës, etj, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
28%
-
Njësoj
15.7%
-
Më keq
56.2%
Vota total: 4731
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59