Shpallet sot filmi më i mirë i
“48-orë”-shit merr 200 mijë lekë
Në fundjavën e 20–22 Qershorit është organizuar hedhja e shortit të edicionit të pestë të Festivalit Internacional të filmit të shkurtër “Tirana 48 Hour Film Project”.
TIRANE- Në fundjavën e 20–22 Qershorit është organizuar hedhja e shortit të edicionit të pestë të Festivalit Internacional të filmit të shkurtër “Tirana 48 Hour Film Project”. Janë angazhuar në këtë projekt ekipet e filmave nga e gjithë Shqipëria për të përfunduar filma në një afat shumë të shkurtër brenda 48 orëve. Artistët, me pak gjumë dhe shumë adrenalinë arrijnë të japin filmat e tyre në kohë rekord. Ky është një fenomen kulturor që zhvillohet në 81 vende të botës.
Ky festival i filmit me metrazh të shkurtër ka nisur vite më parë me nismën e artistit dhe regjisorit Robert Aliaj (Dragoti) dhe është vlerësuar si një projekt interesant që krijon intensitet të lartë pune, ide dhe kreativitet. Në Teatrin Kombëtar sot shpallet çmimi për fituesin e filmit më të mirë të vitit për edicionin e 5-të të festivalit të filmit të shkurtër “Tirana 48 Hour Film Project”. Robert Aliaj shprehet për “Shqiptarja.com” se “Tirana 48 Hour Film Project” i jep mundësinë kujtdo të ballafaqohet me vetveten, të guxojë të sfidojë, të tejkalojë mundësitë e tij, etj. Sipas tij “të realizosh një film të metrazhit të shkurtër vetëm për 48 orë, kjo kërkon profesionalizëm të lartë, padyshim”. Në edicionet e kaluara kineastët tanë janë treguar tepër premtues.
Për pesë vite resht “TIRANA 48 Hour Film Project” përveçse një platformë e fuqishme e prodhimit dhe promovimit të filmave dhe vetë kineastëve ekskluzivisht shqiptarë, kontribuon fuqishëm dhe në promovimin e imazhit të qytetit të Tiranës dhe të turizmit shqiptar. Megjithëse nuk është e lehtë të gjesh fonde për projekte të tilla, për drejtuesin e këtij projekti Robert Aliaj nuk ka asnjë arsye që një krijues të braktis të ekzistuarit nëpërmjet kreativitetit, nevojën për të ëndërruar dhe për t'i shpëtuar realitetit të vështirë shqiptar. “Tirana 48 Hour Film Project” është një garë e vështirë. Koha e realizimit është një tjetër sfidë që hap perspektivën që kineastët e rinj të realizojnë ambicien e tyre profesionale.
Dhe pas një pune të fortë vjen radha e çmimit, pa lënë në harresë shanset e mëdha për rrugën që i hapet filmit të shkurtër shqiptar. Robert Aliaj pohon se “fituesi i edicionit të "TIRANA 48 Hour Film Project" përfaqëson Shqipërinë në një konkurrim, ku 20 nga 100 filmat fitues të vendeve respektive përfaqësohen në Festivalin e Kanës”. “48 Hour Film Project” është një festival i jashtëzakonshëm i filmit të shkurtër në termin e prodhimit dhe promovimit të filmave dhe kineastëve të rinj, ekskluzivisht shqiptarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24