Shpallet tenderi për zgjerimin e
autostradës nga Tirana në Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon punën për rehabilitime dhe ndërtime të segmenteve të reja, ku spikat një punë publike, për të cilën tenderi rezulton që është zhvilluar dhe fituesi është shpallur pa bujë.
TIRANE- Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon punën për rehabilitime dhe ndërtime të segmenteve të reja, ku spikat një punë publike, për të cilën tenderi rezulton që është zhvilluar dhe fituesi është shpallur pa bujë. Kompania italiane “SPEA INGEGNERIA EUROPEA S.P.A” ka fituar të drejtën për të zhvilluar studim–projektim zgjerimi të Superstradës Tiranë–Durrës. Fondi limit: 252.052.500 lekë, pa TVSH, ose 1.7 milionë euro dhe kohëzgjatja e kontratës, 13 muaj.
Pra, del se është vendosur që kjo autostradë të zgjerohet, gjë që ka dalë si nevojë nga të gjithë ata që kalojnë në këtë segment, sidomos gjatë muajve të verës. Por, një gjë e tillë do të nënkuptonte që palmat e vendosura anash saj janë diçka e përkohshme, ose do të spostohen për më tej. Autoritetet e rrugëve sapo kanë nisur të largojnë këtej edhe disa “topa” betoni, që s’përputheshin me kërkesat e sigurisë rrugore. Sidoqoftë, prokurimi në fjalë nënkupton që vetëm studimi të kërkojë 13 muaj, për të hapur rrugën e ristrukturimit të autostradës, pra do të dorëzohej vitin e ardhshëm.
Në vëmendje të autoritetit të rrugëve janë edhe segmente të tjera. Kështu, ai ka shpallur prokurim për studim-projektim-rehabilitim të aksit rrugor nga Berati në Çorovodë, me fondin limit 47 milionë lekë, rrugë kjo e lënë pas dore për vite me radhë. Vijon tenderi për studim-projektim-rehabilitim të rrugës së Divjakës, megjithëse kjo është bërë njëherë, duke nënkuptuar se mund të ndryshojë gjurma. Fondi limit: 18.9 milionë lekë. Ndërkohë, studim-projektimi i masave inxhinierike në rrugën Elbasan-Gjinar, me fond limit 20.1 milionë lekë, është një shpenzim i dytë në një rrugë rurale që u deklarua e përfunduar, por që ka rrëshqitje të konsiderueshme.
Studimet e tjera përfshijnë një By-Pass që të kalojë Tepelenën pa hyrë në qytet, rrugën nga Selenica, në Kuç e Qeparo dhe aksin e ri nga Përmeti në Skrapar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Dëbora në Dibër/ Automjetet bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore! Qarku pa drita për një orë (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun në Durrës, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Në 6 muaj trafikuan drogë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03