Shpallet vendimi për 3 gjyqtarët e korruptuar në Durrës, udhëtimi me biznesmenin faktoi akuzat

Shpallet vendimi për 3 gjyqtarët e korruptuar në Durrës, udhëtimi me biznesmenin faktoi akuzat

Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli vendimin për 3 gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri të akuzuar për korrupsion. Për ta gjykata e Apelit gjeti prova që faktonin akuzën, por vendosi që ti dënoj me kusht, pasi dënimi është i konvertuar në shërbim prove. Kështu ish-Gjykata për Krime të Rënda i dënoi ata me nga 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e dënimit. Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, i akuzuar për korrupsion Aktiv.

Në vendim parashikohet që gjyqtarët të mos ushtrojnë funksione publike për 3 vite ndonëse aktualisht ata janë të pezulluar nga KLGJ. Pavarësisht këtij vendimi gjyqtarët do të vazhdojnë betejën në Apel, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm.

Nga provat e administruara nga prokuroria biznesmeni durrsak, Namik Sadik kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për gjyqtarët, ku Sadik ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata.

Për këtë ndër provat e paraqitura ishin udhëtimet e gjyqtarëve në të njëjtën kohë me biznesmenin në Itali dhe Spanjë, si dhe biletat që ishin prerë në të njëjtat kompani udhëtimesh si dhe akomodimin. Nga provat rezultoi se gjyqtaret kishin udhëtuar me biznesmenin dhe për të ndjekur ndeshjen mes Real Madrit dhe Barcelonës në tetor 2014.

]

Vendimi i gjykatës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'