Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Rama në Britaninë e Madhe: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe në një bashkëbisedim me  në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, u pyet në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Rama u shpreh se Lumi Vjosa mbrohej edhe më parë, jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur.

'Cilin biodiversitet? Në portin e Durrësit? Me gjithë kromin? Doja vetëm të sigurohesha që kemi të njëjtën ide për biodiversitetin në një vend që është përplot qymyrgur dhe krom që është lënë aty e ku asnjë peshk nuk guxon të afrohet se do të ngordhte menjëherë. Ne jemi qasur por nuk kemi vdekur akoma, por mund të vdesim në qoftë se mbajmë këtë pisllëk në mes të qytetit. Kaq për këtë gjë. Pikë së pari, është parku i parë kombëtar në një lumë të egër sepse është lumi i fundit i egër, nuk ka më tjetër. Europa ishte përplot lumenj të egër, por të gjithë ata që na nxitën që ta mbajmë lumin të egër, i zbutën lumenjtë e tyre të egër. Pra, të gjithë tigrat ujorë në Europë u bënë mace shtëpiake dhe për mirëqenien e vendeve të zhvilluara e ndërkohë donin që lumi ynë i egër, të mbetej një tigër, çka është një gjë e mirë.

Së dyti, ju flisni për protesta, por duhet të lexoni programin tonë kur jemi zgjedhur. Ne e kemi përmendur tashmë që donim ta vinim Vjosën në mbrojtje dhe Vjosa ishte e mbrojtur. Ajo mbrohej jo si park kombëtar, por si zonë e mbrojtur që është një kategori më e ulët e mbrojtjes. Ishim mjaft të vetëdijshëm për këtë dhe qeveria jonë rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura në një përqindje të konsiderueshme dhe objektivi ynë është që në 2030, 30% e sipërfaqes së vendit tonë të jetë e mbrojtur. Nuk po them që ata që protestuan, bënë diçka të gabuar, bënë diçka shumë të mirë, ishte mjaft fisnike, por nuk ishte për shkak të tyre që ne e shpallëm Vjosën park kombëtar. Vonesat kishit të bënin me shumë studime dhe me shumë vlerësime se një gjë është ta thuash diçka, siç edhe unë bëja kur isha në pozitën tuaj e kur bëja avokatin për një jetë më të mirë dhe është tjetër gjë kur duhet të bësh diçka ashtu siç po supozohet të bëj unë tani që jam në qeveri.

Është paska si dallimi midis poezisë dhe prozës në qoftë se më kupton. Na u desh të bënim një vlerësim mjaft mjaft të gjithanshëm sepse është një park kombëtar që përshkon të gjithë vendin dhe përmban një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që jetojnë bri saj dhe ka një numër të madh qytetesh që janë të vendosura përgjatë këtij  lumi, që kanë lidhje jetese me këtë, kështu që duhet të ishim të qartë. Së pari, që ky park kombëtar të bëhej realitet dhe së dyti, të mos kthehej në pengese për ekonominë. Pra për të pasur një ide sesi ta transformonim këtë dhe në ekonomi pa dëmtuar natyrën. Dhe pika e fundit që është nuk është pa rëndësi, është që në këtë zonë kemi trashëguar koncesione dhe marrëveshje dhe shumë kontrata. Është e lehtë të thuash nga larg, që kjo duket kaq bukur, bëjeni park, mos e prishni ju politikanë të ndyrë sepse ne duam, brezi ynë i ri ka nevojë për një botë të re, të pastër e të gjelbër. Pastaj kjo mund t’i kushtojë vendit deri në atë pikë sa mund ta gjunjëzojë vendin. Kështu që, na iu desh të bënim të gjitha këto gjëra dhe po, më në fund vendosëm dhe tashmë Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës dhe parku i parë kombëtar në një lumë të egër. Është një arritje e madhe. Tashmë sfida është që të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij dhe ta bëjmë të pa kthyeshme. Edhe një herë, është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh, por prandaj e kemi të ndarë punën. Ju thoni, unë bëj.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Britania e Madhe: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja