Fotoja duket të jetë bërë kohë më parë, por ajo është vendosur si “cover” në profilin e tij.
Kjo foto është bërë tek makina etyre Fiat që ata kanë blerë përpara se të ndaheshin. Këtë veprim e ka pasur një tjetër ku në profil është vendosur foto e të dyve edhe kjo e bërë kohë më parë, ndaj nuk dimë të themi me siguri nëse ata janë pajtuar dhe janë bashkë apo thjesht Shpatin e ka marrë malli për Afërditën.
Çifti pas ndarjes ka pohuar se mes tyre ekziston një shoqëri e mirë, madje Afërdita nuk e kurseu ftesën për ish të fejuarin e saj Shpat Kasapi në promovimin që i bëri klipit të ri në Tiranë. Gjithsesi ajo që mund të komentojmë është se ata të dy janë parë si një ndër çiftet më simpatikë të shoubizit shqiptar, e sigurisht do të na vinte mirë t’I shihnim sërish të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
(J.H/shqiptarja.com)