Shpati dhe Afërdita prej një
muaji bashkë, fshehin bashkimin
Nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin! Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj i kanë dhënë fund “mërisë” mes tyre dhe janë rilidhur. Këto janë lajmet më të fundit që na vijnë për njërin prej çifteve më simpatikë të shou-bizit shqiptar.
Nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin! Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj i kanë dhënë fund “mërisë” mes tyre dhe janë rilidhur. Këto janë lajmet më të fundit që na vijnë për njërin prej çifteve më simpatikë të shou-bizit shqiptar.
Thashethemet se modelja e njohur dhe këngëtari i pëlqyer në të gjitha trevat shqipfolëse janë rikthyer bashkë qarkullojnë prej gati një muaji, por asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar këtë gjë, duke i anashkaluar përherë pyetjet për njëri-tjetrin. Afërdita përfitoi nga disa ditë të lira për të bërë pushime me familjen në Amerikë, ndërsa Shpati gjatë gjithë verës ka qenë i angazhuar me koncertet e tij.
Ndërkohë ajo është rikthyer sërish në Tiranë nga ku njerëz të ndryshëm pohojnë se e kanë parë nën shoqërinë e Shpatit, duke i shtuar kështu dyshimet për rikthimin e tyre. Por, veç dëshmive këtë gjë e konfirmon edhe vetë këngëtari në profilin e tij në Facebook, ku vetëm një ditë më parë kanë vërshuar një sërë fotosh të tij dhe të Afërditës duke e përforcuar më shumë faktin se mes tyre gjërat janë sqaruar dhe se kanë vendosur të rikthehen bashkë.
Shpati dhe Afërdita kanë gati 5 vjet që janë të fejuar dhe vetëm 5 muaj më parë ata pohuan se nuk ishin më bashkë. Ndarja përkoi në kohën kur Afërdita u fotografua nga paparacët e huaj nën shoqërinë e Leonardo Di Caprio dhe pas daljes së tyre si Shapti dhe Afërdita pohuan se e kishin mik aktorin e njohur.
E megjithatë pak kohë pas kësaj deklarate ata i dhanë fund lidhjes. Këngëtari nga Shkupi pohoi se lidhja ishte bërë e vështirë për shkak të punëve dhe udhëtimeve të ndryshme, ndërsa Afërdita nuk dha kurrë një arsye për ndarjen.
Të njëjtën gjë si për rikthmin, ku asnjëri prej tyre nuk dëshiron të prononcohet për mediat. Siç duket pas gjithë eksperiencës së këtij viti, të dy janë bërë më të rezervuar ndaj mediave duke mos e ndarë më jetën e tyre si më parë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
2/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31
-
‘Ndahen rrugët’ e protestuesve, një pjesë mblidhen te Bashkia e Tiranës
7 Tetor, 19:31