Vetëm pak ditë nga hapja, 'Rrugorja' heq 30 patenta dhe vendos 252 gjoba në Rrugën e Arbrit

Gjatë dy ditëve të fundit në Rrugën e Arbrit janë pezulluar 30 patenta ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 252 shoferë. 141 prej tyre janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo trefishtë. Policia njofton se monitorimi është kryer me makinën inteligjente dhe me radarë.

Si rezultat i monitorimit, gjatë dy ditëve të fundit, në rrugën e Arbrit janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km /h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është ende në ndërtim.

Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.

Po gjatë monitorimit në rrugën e Arbrit, janë konstatuar në shkelje për shpejtësi, rrip sigurimi e përdorim celulari, por edhe për  parakalime të gabuara, 74 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, sipas shkeljeve përkatëse.

Monitorimi ka vijuar edhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 19 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar edhe me masë administrative.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative, 178 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Nga këta 76 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë, konkretisht për shpejtësi dhe përdorim celulari, 31 për shpejtësi dhe mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 34 në shkelje të trefishtë, mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.

Kujtojmë se Rruga e Arbrit u hap më 29 nëntor. Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit. Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gg: 05/12/2021 17:05

    Imqgjino te nisesh për udhëtim dhe të ecësh me 40....

    Përgjigju
  • goni: 04/12/2021 22:45

    Polici ka kryer kondravajtje se qendron ne mes te rruges te nje korsie prandaj duhet gjobitur per pa aftesi ne zbatimin e rregullores qarkullimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola