PRISHTINË - Betohet Shpend Ahmeti, si kryetar i Komunës së Prishtinës. Këtë e ka bërë para shumë qytetarëve që kanë shkuar për ta përcjell për së afërmi këtë ceremoni dhe tashmë ish -Kryetarit Isa Mustafa i cili pas pak pritet t'ia dorëzojë detyrën.
Pas ceremonisë së betimit Shpend Ahmeti ka realizuar një takim me tashmë ish -Kryetarin Isa Mustafa, ku është bërë pranim-dorëzimi i detyrës. Shpend Ahmeti betohet para dy flamujve, thotë se këtë ia mundësoi administrata e Komunës.
Ajo që vihet re, në fjalën e tij të parë, në krah të kreut të Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmetit qëndron flamuri Kombëtar, ai Kuq e Zi e jo flamuri i Kosovës, me fushë blu dhe 6 yje të verdhë që simbolizon 6 etnitetet që janë në Kosovë.
“Falënderoj administratën e komunës që ma mundësoi betimin tim para flamurit kombëtar”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij.
Ai se betimin e dha jo veç para asamblistëve por edhe para qytetarëve ndaj të cilëve do të jetë shërbyes. “Që shërbimin publik ta shndërrojmë në shembull të secilit shërbim. Detyra jonë është që ta mbrojmë interesin publik. Ju ftoj të gjithëve në bashkëpunim”, ka thënë ai, shkruan Express.
“Do të punojmë për barazi sociale”, është shprehur Ahmeti, derisa premtoi shumë edhe për pensionistët e Prishtinës. “Në Prishtinë do të punojnë për pensionistët, shtresë e harruar deri tash. Do të punojmë për vajzën dhe gruan për shkak që diskriminimi po vazhdon. Do të punojmë për rininë. Do të punojmë për ata qe jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike”.
I garantoj punëtorët e komunës se nuk do t’i largojë nga puna. “Administrata nuk ka nevojë të frikësohet. Ata do të vazhdojnë punën normalisht”.
Seanca solemne po udhëhiqet nga Feti Mejdiu nga Partia e Drejtësisë. Betimin gjithashtu e dhanë edhe asamblistët e rinj. Raportohet se salla është e stërmbushur me qytetarë të cilët kanë ardhur për ta ndjekur për së afërmi momentin kur Ahmeti jep betimin e tij.
(Në foto: Shpend Ahmeti duke bërë betimin si kreu i Komunës së Prishtinës) Foto të tjera
(Foto të gazetës Express)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15