Shpend Lala, nga servisi i 
telefonave sot një inxhinier ‘in’

Shpend Lala, nga servisi i <br />telefonave sot një inxhinier ‘in’
TIRANE- Ka qenë viti i tretë i shkollës së mesme (viti 2004) momenti që kam pasur shtysën e parë drejt teknologjisë. Vëllai im punonte në atë kohë në një servis telefonash celularë, të cilët sapo kishin filluar të përhapen atëhere në Shqipëri dhe unë çdo ditë pothuajse pasi mbaroja shkollën, shkoja dhe kaloja pak kohë aty.

Tranzicioni demografik që preku shqipërinë në vitet 90’ bëri që Tirana, metropoli jonë të pres talentet e reja. Kështu ka ndodhur me Shpendin, djalin nga Dibra i cili ka ardhur në moshë fare të vogël në Tiranë sëbashku me familjen, por me qëllime të sakta për të ardhmen. Me zhvillimin e teknologjisë edhe kureshtja e madhe e të rinjëve për të prekur nga afër botën e rrjeteve komjuterike i ka drejtuar të ndjekin studimet në ato degë që prirjet duken të qarta që në fillim dhe suksesi është udhërrëfyesi. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Drejtori i IT-së në Korporatën ‘Teleperfomance’ Shpend Lala, rrëfen hap pas hapi rrugën e tij të suksesit, pasionin për të ekspoloruar botën e teknologjive, si dhe historinë e tij të suksesit nga një djalosh 20 vjeçar, tashmë një menaxher ‘in’ në korporatën “teleperfomance”.
 
Një karrierë e gjatë dhe e suksesshme. Si i kujtoni fillimet tuaja drejt rrjeteve kompjuterike?

Ka qenë viti i tretë i shkollës së mesme (viti 2004) momenti që kam pasur shtysën e parë drejt teknologjisë. Vëllai im punonte në atë kohë në një servis telefonash celularë, të cilët sapo kishin filluar të përhapen atëhere në Shqipëri dhe unë çdo ditë pothuajse pasi mbaroja shkollën, shkoja dhe kaloja pak kohë aty. Në fillim, arsyeja që më shtynte të  shkoja ishte të luaja në kompjutër. Me kalimin e kohës filluan të më tërhiqnin celularët dhe fillova ti eksploroja (sigurisht anën vizuale, pasi nuk kisha njohuri në lidhje me anën teknike). Kjo ka qenë nxitja kryesore që më bëri më pas në fund të vitit të katërt të shkollës së mesme të konkuroja për Inxhinieri Informatike. Familjarët e mi kishin dëshirë që të studioja për mjekësi, por interesi im ishte më i madh për teknologjinë. Edhe të afërmit e mi më sugjeronin që të konkurroja për ndonjë profil tjetër, pasi informatika nuk ishte ende një trend në tregun Shqiptar.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)