Shpenzime luksi, Qeveria
1.2 miliardë lekë për Nishanin
Që nga zgjedhja e Bujar Nishanit në postin e presidentit, janë dhënë deri tani 1.2 miliardë lekë të vjetra nga buxheti i shtetit për riparimin e Presidencës dhe Vilës nr.4 që shërben si residencë presidenciale. Jepen 570 mijë euro edhe për lobingun
Janë 1.2 miliardë lekë të vjetra, që, me disa vendime të Këshillit të Ministrave, janë dhënë në favor të rikonstruksionit të Vilës nr.4 të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe të selisë së Presidencës së Republikës, nga momenti i zgjedhjes në postin e kryetarit të shtetit të Bujar Nishanit.
Me VKM datë 24 janar 2013, qeveria vendosi që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 48.8 milionë lekësh të reja, për rikonstruksionin e plotë të vilës nr. 4 në Tiranë.
Vila në fjalë është selia rezidenciale ku banon presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe familja e tij. Për këtë objekt, me një VKM të datës 3 dhjetor 2012, është lejuar Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, si autoritet kontraktor, të përfundojë brenda datës 20 dhjetor 2012, realizimin e procedurave të prokurimit, me objekt “Rikonstruksion i vilës qeveritare nr. 4, Tiranë”.
Me vendim qeverie, “shtëpia e pritjes nr.4” (godina) shtrihet mbi një truall 690 metra katror, ndërkohë që territori përreth saj ze një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.Edhe më parë, ky objekt ka përfituar një shumë tjetër për rikonstruksion. Fjala është për një shifër prej 51.638.144 lekësh të reja që do të përdoreshin nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për rikonstruktimin e plotë të vilës nr.4, e cila njihet ndryshe si Vila pranë Pallatit të Brigadave. Dy ish-presidentët e tjerë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, nuk mundën të shijonin Vilën në fjalë për shkak të fondit të madh që nevojitej për rikonstruksionin e saj. Pra, në total, për rikonstruksionin e plotë janë shpenzuar afro 1 milionë dollarë për një periudhë të shkurtër.Ndërkohë, në prag të festës së 100-vjetorit të Çlirimit, qeveria akordoi edhe një fond të posaçëm prej 13 milionë lekësh të reja për rikonstruksion të selisë së Presidencës, duke çuar në total shifrën për vilën dhe selinë në 1.2 miliardë lekë të vjetra.
Shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com (print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00