Në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, në dosjen e Spak, janë zbuluar nga prokurorët se janë bërë shumë transaksione, blerje mallrash luksi, pagesa kredish, përdorime kartash krediti të cilat faktikisht nuk janë bërë nga vetë Fatime Kryemadhi, por nga Monika dhe vajzat e saj, Bora dhe Era. Shumë faqe të dosjes së SPAK i dedikohen këtyre blerjeve. Ja një shëmbull se çfarë shkruhet mes të tjerash në Dosjen e Spak në faqen 124:
“Për vitin 2019, me kartën e kreditit lidhur me kredinë bankare nr.259254 të Fatime Kryemadhit janë kryer blerje për shumën 3.533.830 lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe”. Sipas verifikimeve të prokurorëve të Spak, kjo shumë, si dhe një shumë tjetër prej 2007 paund është bërë jo nga Fatime Kryemadhi, por nga Monika Kryemadhi dhe vajzat e saj Bora Metaj dhe Era Metaj në Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj.
“Në kartën nr. 259254 të Fatime Kryemadhit, më 8 nëntor 2019, janë bërë pagesa në Lounge të klasit Biznes të aeroportit të Vjenës në Austri. Edhë në këtë datë Fatime Kryemadhi nuk ka lëvizur nga Shqipëria”.
Spak ka zbuluar se me kartën e lidhur në llogarinë bankare të Fatime Kryemadhit bëheshin pagesa për udhëtime të Monika Kryemadhit dhe Besi, Bora dhe Era Kryemadhit në udhëtimet e tyre në SHBA, Stamboll… 5640 dollarë në aeroportin në Ëashington, 2409 euro në dyqanin Prada në Stamboll,
Nga e njëjta kartë me llogarinë e Fatime Kryemadhit janë bërë shpenzime të pajustifikueshme për hotele në Londër apo dhe pagesa për shkollat po në lodër të tre fëmijëve të çiftit Metaj-Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Dosja e SPAK: Nëna e Kryemadhit me vetëm 8316 lekë pension, arkëtoi në bankë 846 mijë euro! Përdori kompaninë e Gentian Sulës për t'i justifikuar lekët cash
a.m./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje
6 Janar, 09:57
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor 2024, 14:45