Shpenzime rekord jashtë vendit në 2018-n, 'fluturojnë' 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Shpenzime rekord jashtë vendit në 2018-n, 'fluturojnë' 1.4 miliardë euro nga Shqipëria

Ndërsa 2018-a mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e shqiponjave, vetë shqiptarët kanë preferuar që t’i shpenzojnë jashtë paratë e tyre.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.

Në të kundërt, të huajt kanë sjellë më shumë para në Shqipëri në udhëtimet e tyre. Sipas Bankës së  Shqipërisë, të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vinë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Bilanci neto mbetet pozitiv për Shqipërinë, me 430 milionë euro, që është diferenca mes parave që sollën turistët dhe atyre që shqiptarët shpenzuan jashtë.

Por, teksa shpenzimet e shqiptarëve jashtë u rritën me ritme më të larta sesa hyrja e të ardhurave nga të huajt, bilanci neto u përkeqësua me 3.4% në raport me vitin e mëparshëm. Kjo është hera e parë në 5 vitet e fundit, që bilanci i udhëtimeve përkeqësohet, teksa që pas vitit 2013, ai kishte shënuar një përmirësim të ndjeshëm (shih grafikun).

Lëvizjet e shqiptarëve dhe të huajve

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, Shqipërinë e vizituan në 2018-n një numër rekord prej  5.93 milionë të huaj, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për tranzit.

Më shumë se një e treta e turistëve që erdhën në Shqipëri në 2018-n ishin nga Kosova, me 35% të totalit. Më pas renditen maqedonasit me 11.4%, grekët (9.3%), italianët (7.3%), malazezët (6%).

Gjatë vitit të kaluar u shënuar një rritje e ndjeshme e turistëve nga Polonia me 35%, por që gjithsesi përbënin vetëm 2.5% të totalit të të huajve që vizituan vendin tonë.

Edhe në kahun tjetër, atë të daljes së shqiptarëve nga vendi, shifrat kanë shënuar rekord në 2018-n. Në total u shënuan 5.4 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 4.4% në raport me vitin e mëparshëm.

Që nga  viti 2010, shqiptarët kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza në Europë, por sidomos që prej 2013-s shihet se daljet jashtë vendit kanë qenë më të shpeshta, periudhë që përkon dhe me rritjen e kërkesave për azil në BE, që kulmuan në 2016-n, me rreth 69 mijë kërkesa, ndërsa gjatë periudhës 2011-2018, kërkesat për azil në total ishin rreth 190 mijë. /Monitor

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja