Pas provimeve të maturës është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.
Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet. Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.
Maturantja Klea Gjikolaj ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.
“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro.”- tha Klea.
Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.
“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona.”- tha Kaltri.
Ndërsa stilistja Zajmira Qeraxhiu tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin. Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.
“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe pagojnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mire. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysëm dhe 2 milion”-tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1944
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
14 Shtator 2024, 14:49
-
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
10 Shtator 2024, 16:05
-
Në 3 muaj emigrantët sollën në Shqipëri 242 mln €! Qytetarët: Ata na mbajnë gjallë, ku i dilet ndryshe
11 Qershor 2024, 15:50
-
Nisja e shkollës, rritet fatura e shpenzimeve në familje! Një palë rroba, lapsa e fletore mbi 10 mijë lekë për nxënës! Prindërit: Çmimet janë të larta
4 Shtator 2023, 15:26
-
Shqiptarët shpenzojnë paratë për ushqime, ilaçe e shkollim! Europianët për transport, restorante, argëtim e shtëpinë
6 Janar 2023, 08:42
-
Mos pini kafe para se të bëni pazare, ja çfarë thotë një studim i fundit
18 Nëntor 2022, 22:01
-
VIDEOLAJM/ Nostalgji e sistemit dhe shoqërisë vllazërore, pas 35 vitesh mblidhet matura e vitit ’87 në Kukës! Kthimi në ‘bazën’ e kujtimeve të paharrueshme
27 Shtator 2022, 14:48
-
Në maj, deputetët shpenzuan 14.3 mln lekë nga buxheti për qira, naftë, pasaporta! Ja kush mban vendin e parë
8 Gusht 2022, 19:00
-
Blini gjëra që nuk ju nevojiten?! Disa këshilla se si të kurseni më shumë para
24 Qershor 2022, 17:59
-
‘Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them sa nuk duhet të shpenzosh’, ja shenjat që duhet të kenë kujdes këto kohë
15 Maj 2022, 11:44
-
Ushqimet marrin 69% të buxhetit të shqiptarëve, BSH: Familjet harxhojnë mesatarisht 23 mijë lekë në muaj për konsum
26 Prill 2022, 15:37
-
Konsultime mes miqsh për provimin e lirimit në matematikë, 6 minimaturantë zgjedhin të testohen çdo ditë mes tyre
23 Prill 2022, 17:17
Vetem ne shqiperi blejne rroba me keste…
PërgjigjuShkatërojini fëmijët me dorën dhe paret tuaja. Kini gjetur "kosin" dhe tani po lyeni b....
PërgjigjuUne ne Itali kam shkuar te punoj menjehere mbas provimit te matures
PërgjigjuPse aq shtrenjt tu kap kostumi saqe te duhej te punoje qe te nesermen or teeeejjjjj
Prindi kerkon qe femija i tij te jete i barabarte me te tjeret.Sakrifica e tyre mund te shkoj edhe pertej mundesis.Femijet,qe me shume kane teka duhet te frenohen,pasi ky tangerllek nuk i ul me kembe ne toke.Sociologet,kane detyre ti shohin e studiojne keto dukuri,qe shpesh vine edhe nga bulizimi qe u behet femijeve.
PërgjigjuInjorancë.....
PërgjigjuOre a kan lujt mensh njerezia apo cfare po ndodh me shqiptaret. Thjeshtesi pa pordh e pa tangerllek or milet. I bot milionera ,parukeret,make up artistat dhe stilistat e b…es.
PërgjigjuWtf
Përgjigju