Shpenzimet, investimet publike
shkurtohen 18 herë më shumë
Banka e Shqipërisë vëren, në raportimin e saj tremujor lidhur me politikën monetare, se vitin e kaluar investimet u shkurtuan 17.6 herë më shumë se shpenzimet e përgjithshme buxhetore të qeverisë.
TIRANE - Banka e Shqipërisë vëren, në raportimin e saj tremujor lidhur me politikën monetare, se vitin e kaluar investimet u shkurtuan 17.6 herë më shumë se shpenzimet e përgjithshme buxhetore të qeverisë. Nëse në total shpenzimet e buxhetit u ulën me 0.8 për qind, ato për investime ranë me 14.1 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Shifrat tregojnë se, që prej tre vitesh, shkurtimi i investimeve është shndërruar në mjetin e vetëm, me të cilin qeveria po përpiqet të mbajë nën kontroll financat publike.
Për shkak të kësaj politike, vitin e kaluar investimet ranë në 61 miliardë lekë, që është niveli më i ulët, që nga 2007-a. Madje, të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se tendenca ka vazhduar edhe këtë vit.
Në tre muajt e parë, shpenzimet kapitale ishin 10 për qind më të ulëta, krahasuar me tremujorin e 2011-s. Kjo është hera e parë në historinë e buxhetit, kur investimet bien në një vit elektoral. Në të kaluarën, gjithmonë qeveria i ka rritur shpenzimet për investime para zgjedhjeve, për të përfituar politikisht.
Investimet janë zëri i vetëm produktiv i shpenzimeve që bën qeveria. Ato nxisin rritjen ekonomike, krijojnë punësim dhe përmirësojnë infrastrukturën. Por, buxheti i tyre po gërryhet me ritme të shpejta, jo vetëm për shkak të rënies së të ardhurave, por edhe nga rritja e detyrueshme e shpenzimeve të tjera, veçanërisht pensioneve.
Kryeministri Sali Berisha ka thënë më se një herë se qeveria e tij nuk merr borxhe për paga e pensione, por për investime. Ndërkohë, rezulton pikërisht e kundërta.
Ndërkohë që investimet ulen, 70 për qind të borxhit të brendshëm të planifikuar për gjithë vitin 2013, qeveria e ka marrë që në 3 muajt e parë të vitit. Në janar-mars deficiti buxhetor u rrit me 41.5%, duke reflektuar rënien me 3.6% të të ardhurave fiskale dhe rritjen me 1.4% të shpenzimeve publike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.9%
-
Jo
77.9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21