Pak para zgjedhjeve, nga buxheti i shtetit u gjetën fonde rezervë vetëm për të zhbllokuar rrugët nacionale në ndërtim e sipër. Me një vendim të Bordit të Menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të kryesuar nga zv. ministri i Punëve Publike dhe Transportit Ernest Noka, është ndarë në prill të këtij viti “torta elektorale” e rrugëve të mbetura prej kohësh përgjysëm.
Shifra e disbursuar është 9 miliardë lekë të reja, ose 64 milionë euro, që, megjithatë, mbeti larg mbylljes së “vrimës së zezë” të borxheve shtetërore ndaj sektorit ndërtimor në fushën e infrastrukturës. Sipas ndërtuesve, janë të paktën 200 milionë euro detyrimet e papaguara ende nga qeveria për punë tashmë të kryera.
Këto fonde, që u zhbllokuan pikërisht dy muaj para zgjedhjeve, ishin piketuar për t’i dhënë mundësinë kryeministrit Berisha të kryente një aktivitet që i mungonte këtë fushatë: prerjen e shiritave në segmente rrugore. Këtë ai e bëri, më 2013-ën, vetëm nëpër rrugë rurale, të financuara jo nga Autoriteti Rrugor apo ministria e Transportit. Por Autoriteti Rrugor nuk ishte në gjendje të kryente punime të tjera masive, veç rrugës së re të Elbasanit, e cila ka thithur dhe masën kryesore të investimeve buxhetore.
Këto fonde duket se po disbursohen vetëm tani, pavarësisht se ishin premtuar që në prill.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com