TIRANE- Ndryshimi i ligjit të buxhetit të vitit 2014 bën të mundur arritjen e tre objektivave të rëndësishëm: zgjidh përfundimisht çështjen e financimit të paaftësisë me rreth 4.3 miliard lekë; rrit ndjeshëm nivelin e realizimit të projekteve të investimeve publike me financim të brendshëm në masën rreth 8.7 miliard LEK dhe ul nivelin e defiçitit buxhetor nga 6.6% e PBB, në 6.3%. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore, sipas Aktit Normativ, parashikohet të mbeten të pandryshuara, pasi, në marrëveshje me FMN-në, totali I shpenzimeve buxhetore është tregues i pandryshueshëm (Performance Criteria).