Qeveria ka rishikuar me ulje tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9%. Shkurtimet më të mëdha në vlerë absolute u aplikuan ndaj Ministrisë së Shëndetësisë me 20 milionë dollarë më pak, apo tkurrje prej 7.5%. Nëse ju referohemi shpenzimeve për frymë që bëhen për shëndetësinë në Shqipëri si në spitalet private ato shtetërore dhe pagimi i kontrubuteve shëndetësore janë në vlerën e 240 euro ndërkohë që në vendet e rajonit këto shpenzime janë në vlerën e 480 eurove.