Pas largimeve drejt PS-së të Kryetarëve të LSI dhe të LRI-së në Laprakë, sëfundi ka vendosur të shkëputet edhe koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.
Përmes një postimi në Facebook, Sanxhaku thekson se mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve në LSI prej më shume se 15 vitesh, e ka detyruar të largohet si anëtar , kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi koordinator Qarku Tiranë. Ai thekson se ndihet i fyer e i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që ka marrë në këmbim të gjithçka që ka dhënë në LSI.
Sanxhaku nuk është koordinatori i parë që ka shprehur pakënaqësi nga LSI. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI, Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.
Pas dorëheqjes, Gentian Arapi ka shpjeguar dhe arsyet se pse u largua. Përmes një postimi në Facebook, Arapi u shpreh i zhgënjyer nga arroganca me të cilën i është shpërblyer e gjithë puna dhe kontributi i tij në krye të degës së LSI Laprakë.
“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorët e mi! Nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres çdo angazhimin tim si pjesë e strukturave të LSI !! Duke filluar si anëtar në vitin 2006 Kryetar njësia Administrative Vaqarr 2017 edhe duke e përfunduar vitin 2020 si Koordinator Qarku Tiranë!
Mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve të mia në këtë Parti prej me shume se 15 vitesh, më ka detyruar të largohem si Anëtar , Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë.
Ndihem i fyer, i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që kam marrë në këmbim të gjithçkaje që kam dhënë në LSI!!
Dua të falenderoj dhe shprehur mirënjohje për këdo shok mik apo i afërm për besimin që më ka dhënë në kohë dhe momente të caktuara! Ju jam mirënjohës dhe gjithmonë miku juaj!! Respekte për ju të dashur Shokë ,Miq dhe të Afërm ! Falenderimet ju takojnë vetëm ju !!! I Juaji Olgeri”, shkruan ish- Koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.
-
Mbaroj procesi jot Olgert . Duhet ta kishe kuptuar me kohe qe LSI te perdor dhe te fut manallin. Behu burr dhe kalo te partia jone.
Përgjigju -
Mos harro te besh letrat te PS.
Përgjigju -
Po behet LSI kashte e koqe
Përgjigju -
Kur hante e pinte, kur ngrefosej si gjel nen mantelin e LSI , kur shiste mend e p...ordhe neper mitingje e ahengje ishte e mire Mona e Liri....Tani, kur e sheh se nuk po fuste gje ne xhep dhe perspektiva ishte e vogel, kerkon ndoshta ndonje kocke ,prape ne te majte, te NENA PARTI PS!!!!!! Yyyyyyyyyyyyyyyyyytttttttt ! Race pushtash!!!!!
Përgjigju










Komente
Komento