Ish-kryetarja e LRI-së, Xheni Keqi dhe koordinatorja e të rinjve gjimnazistë, Romina Meçe, që të dyja ish-drejtuese të rëndësishme në Njësinë 9, së bashku me disa të rinj, ish-anëtarë të tjerë të kësaj force politike, e kanë braktisur LSI-në për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.
“Jam 27-vjeç, kam studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për ekonomik. Vij si ish-kryetare e LRI-së në Njësinë 9. Jam marrë edhe me pjesën e Sekretariatit Organizativ në fushatën e 2017-ës. Të gjithë këta të rinj që janë sot këtu, janë shkëputur për shkak të zhgënjimeve dhe të përdorimit familjarisht. Ndaj, vendosëm që të gjithë bashkë t’i bashkojmë forcat,” u shpreh Xheni Keqi, në takimin me të rinj që iu bashkuan PS.
“Unë jam 20-vjeç, në vitine e 3-të tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Kam qenë e angazhuar me LRI-në për gjimnazet. Euforia për të punuar, por dhe mundësia për një të ardhme më të mirë më sollën këtu,” pohoi Romina Meçe.
Veliaj përgëzoi të dyja vajzat për vendimin e marrë, të cilin e quajti të duhurin. “Ju falenderoj me gjithë zemër! E them vërtet këtë sepse e di që ka qenë një vendim i vështirë, i cili nuk është marrë si një kafe ekspres që e bën për 2 minuta, por si diçka që është bluar dhe mirëmenduar. E di fare mirë lumin e sharjeve dhe të ofendimeve - kur iu shërbeje këtyre partive private dhe familjare je më i miri në botë, por kur do të interesohesh për familjen tënde, për familjen e qytetit, të quajnë llum. E di edhe sa toksik është ky mjedis. Është çmimi që paguan kur ti angazhohesh në këtë vend. Kush guxon dhe merr një vendim ndryshe nga turma histerike, linçohet. Megjithatë, lajmi i mirë është që në fund e mira dhe e drejta fiton, puna e mund gjumin, dashuria e mund dhunën, afeksioni për njëri - tjetrin i mund të gjitha këto helme,” u shpreh Veliaj.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21