Rimbursimi i fermerëve për mbjelljen e grurit, Braçe: Procesi burokratik, por gjithsesi e rëndësishme që të aplikoni! Ja dokumentet që duhet të dorëzoni

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje fermerëve ditën e sotme që të fillojnë të bëjnë gati dokumentet për të aplikuar në skemën mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, që t'iu rimbursohen paratë për grurin e mbjellë. Braçe sërish nuk ka kursyer kritikat ndaj ministrisë së Bujqësisë për udhëzimin e bërë, pais sipas tij është burokratik dhe mund të ishte bërë shumë herë më mirë dhe më i lehtë për fermerët. Deputeti shprehet se fermerët i kanë dorëzuar njëherë këto dokumente kur kanë aplikuar për rimbursimin e naftës dhe kështu ministria mund ta bënte më të lehtë aplikimin.

Por gjithsesi, Braçe u thotë fermerëve se duhet të aplikojnë që të përfitojnë nga skema mbështetëse. Ai ka renditur edhe dokumentet që duhet të dorëzojnë: certifikate pronësie, akti i marrje i tokës në pronësi, kontratë qiraje, nipt aktiv fermeri, llogari bankare aktive, fature fiskale  për farën e grurit dhe plehrat kimike të blera. Ai thekson se duhet të përfitojnë kohën nga 8 gushti deri më 1 shtator që të mbledhin dokumentet.

"Tani jemi gati për grurin, për masën mbështetëse për prodhimin e grurit në vend. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë udhëzimin e saj për këtë proces, është burokratik, mund të ishte bërë shumë më i lehtë më i thjeshtë shumë më i kuptueshëm për bujqit, por ç’rëndësi ka ne duhet të ndjekim udhëzimin. Nga data 1 shtator deri në datën 23 shtator ora 22:00, aplikimi do bëhet online, do iu duhen një set me dokumente që janë standarde. Pra, certifikate pronësie, akti i marrje i tokës në pronësi, kontratë qiraje, nipt aktiv fermeri, llogari bankare aktive, fature fiskale (jo letra dore) për farën e grurit dhe plehrat kimike të blera. Janë tre procese, ai i aplikimit, i plotësimit të dokumentacionit nëse keni hyrë në fazën për të qenë fitues dhe së treti procesi i verifikimit që do të shoqërohet me dokumente shtesë. Verifikimi do të jetë metër për metër në territor. Ju do të jeni fitues nëse do keni sipërfaqen më të madhe të mbjellë me grurë dhe në rast se kjo sipërfaqe është e barabartë midis shumë bujqve atëherë do të ndikojë koha e aplikimit”, shprehet Braçe.

Braçe u bën thirrje fermerëve që të mos gënjejnë, pasi do të bëhet verifikimi i çdo sipërfaqe territori. Ndërsa atyre që kanë thënë tokat e tyre me qira për fermerët, u thotë që të mos aplikojnë pasi nuk do të përfitojnë nga skema mbështetëse, por përfitues janë vetëm fermerët që mbjellin grurë.

"Një gjë është shumë e rëndësishme, të mos gënjeni, paratë do të merren vetëm pasi të verifikohet metër për metër parcela e deklaruar, e mbjellë dhe e kultivuar me grurë. Ata që japin tokën me qira nuk duhet të bëhen pjesë e këtij procesi. Kjo masë mbështetëse do të shkojë për të gjithë ata që mbjellin grurë dhe prodhojnë grurë, jo për ata që japin tokën me qira të dikush tjetër për grurë. Do ju lutesha shumë sot është data 8, deri më 1 shtator keni kohë boll të bëni gati setin me dokumente. Janë fare të thjeshta, kryhen brenda një dite. E di që do më thoni që këto dokumente i keni paraqitur edhe për naftën, prandaj iu thash që udhëzimi mund të ishte bërë ndryshe, këto janë dokumente të depozituara, por ç’rëndësi ka, merrini këto dokumente për të qenë gati më 1 shtator", shprehet Braçe. 

Prej datës 1 shtator të gjithë fermerët që kultivojnë grurë do të kenë mundësinë që të aplikojnë online pranë AZHBR-së për të përfituar rimbursimin prej 30 mijë lekësh për çdo hektar grurë që ka mbjellë. Aplikimet për këtë skemë do të qëndrojnë të hapura deri në 23 shtator dhe të gjithë fermerët që do të aplikojnë duhet të jenë aktiv me NIPT, të kenë dokumentin që vërteton se kanë tokën në pronësi, në përdorim ose me qira, si dhe duhet të kenë të ruajtura faturat e fiskaliziuara të farës së blerë dhe plehrave kimike.

Përfitues do të jenë ata fermerë që do të mbjellin e kultivojnë grurë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa pagesa do të bëhet pas verifikimit në terren të sipërfaqes së mbjellë. Të parët që do të marrin mbështetjen financiare do të jenë ata fermerë që kanë më shumë sipërfaqe të mbjellë, e deri të sipërfaqja më e vogël. Nëse ka fermer me të njëjtën sipërfaqe të mbjell, subvencionin e merr fillimisht ai që ka aplikuar i pari.

Në total për këtë skemë janë vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit 500 milionë lekë, dhe një mbështetje e tillë ka si synim rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë, për shkak të shtrenjtimit të këtij produkti në tregjet e huaja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja