Shpërblimi i fundvitit,ja në cilat
data mund t'i tërhiqni paratë

Të gjithë qytetarët që përfitojnë shpërblimin e fundvitit do ta marrin atë duke nisur nga 15 deri më 30 dhjetor. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë përcaktuar grafikun e tërheqjes së shpërblimit për të shmangur radhët e gjata të qytetarëve.

Pensionistët do të marrin 3 mijë lekë të reja, kurse kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 2 mijë lekë.

Njoftimi i plotë:
Mbështetur në VKM nr. 745, datë 13.12 .2017 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2017”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., firmosën sot marrëveshjen ku Posta Shqiptare merr përsipër të kryejë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit pensionistëve, në qendrat e saj paguese. Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Sipas grafikut, të gjithë përfituesit e këtij shpërblimi, duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më datë 30 dhjetor 2017.

Pensionistët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do tu kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20.12.2017.

Nga ky vendim do të përfitojnë gjithsej 648 916 persona. Përkatësisht, do ta përfitojnë shumën prej 3 000 lekësh 498 242 persona që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjar, 132 530 persona që përfitojnë pensione fshati, pleqërie, invaliditeti e familjar, 11 876 persona që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, 4018 persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ish punonjësve të nëntokës dhe ish punonjësve të ndërrmarrjeve të industrisë ushtarake si dhe 2 250 personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për Merita të Veçanta sipas dispozitave të ligjit 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” apo që marrin pension social sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar .

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2018

datat

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar