Shpërdheti pa rrugë, Banorët:
As në spital s'shkojmë dot

Shpërdheti pa rrugë, Banorët:<br />As në spital s'shkojmë dot
KURBIN-Rreth 2 mijë banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit, kanë mbetur të izoluar thuajse plotësisht për shkak të dëmtimit të rrugës që lidh këtë fshat me qytetin e Mamurrasit.

Vërshimi i ujërave nga reshjet e fundit të shiut të një muaji më parë e bënë të pakalueshme rrugën, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për riparimin e saj.

E vetmja mënyrë për të lëvizur banoret është në këmbë ose me kafshë, ndërkohë që nga kjo situatë ka vënë në rrezik edhe jetën e të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital.

Banorët thonë se e ndjejnë veten të braktisur, pasi janë ankuar disa herë pranë Bashkisë së Mamurrasit, por nuk është marrë asnjë masë për ta bërë rrugën të kalueshme.

Banorët e fshatit Shpërdhet kërcënojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm, pasi për çdo problem që kanë pasur kjo zonë është dashur që të investojnë me financat e tyre, pasi institucionet që kanë detyrimin për t’ju ofruar shërbime e kanë braktisur këtë fshat.

[gallery]20070[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)