TIRANE - Pas denoncimit dhe dërgimit të dosjes për hetim të dy ish ministrave të qeverisë Berisha, Ridvan Bode dhe Myqerem Tafajt, Prokuroria ka nisur tashmë hetimet edhe për ish-ministrin e Mirëqenies Spiro Ksera.

Vepra penale për të cilën ministria e Mirëqenies ka kallëzuar Kserën është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe ankande publike”.

Hetimet për këtë rast është duke i ndjekur Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës. 

spiro ksera

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)