Janë gjashtë shkelje të kontraktuara nga Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Brendshme që kanë vënë në përgjegjësi, mes të tjerëve, edhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile Alfred Ollin.
Sipas komunikatës për shtyp të kësaj ministrie, mësohet se të kallëzuar penalisht janë Alfred Olli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC, Arben Qesaraj, specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC dhe Adem Kapo, ish-specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC.
Në dokumentat e paraqitur në institucionin e akuzës thuhet se, të akuzuarit kanë abuzuar me fondet e dhëna për emergjencat e dëborës duke sjellë dhjetëra milionë lekë. Sipas Ministrisë së Brendshme, këta persona, me veprimet e tyrë kanë krijuar edhe mundësinë e një dëmi prej më shumë se 143 milionë lekësh ndaj shtetit, kjo nga persona të tjerë.
Shkeljet e konstatuara nga auditi i Ministrise se Brendshme
- Janë dhënë fonde për pesë persona me aktivitet tregtar në shumën 1,000,000 lekë. Përveç vlerës së dëmit ekonomik në shumën e mësipërme, është krijuar mundësia e dëmit ekonomik për detyrimin e buxhetit të shtetit edhe ndaj 31 personave me aktivitet tregtar privat në shumën 143 902 657 lekë.
- Janë akorduar fonde në shumën 58 000.000 lekë, për emergjencën e krijuar nga rreshjet e dëborës, pa dokumentacion justifikues.
- Janë dhënë fonde për emergjencë, në kundërshtim me VKM nr.80 datë 12.02.2012 për 11 njësi të qeverisjes vendore në shumën 3 000 000 lekë.
- Janë akorduar fonde për ndihmë në katër raste për shumën 600.000 lekë, pa asnjë dokumentacion.
- Nuk është kryer kontrolli dhe dokumentimi i përdorimit të fondeve të akorduara për emergjencat civile per vitet 2012-2013.
- Për mallrat që ka përfituar MB nga projekti “Përballimi dhe zbutja e rreziqeve nga fatkeqësitë”, është vepruar në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore për administrimin e aseteve. Mungojnë dy mjete motorike (skafe) me vlerë 1 168 494 lekë.
Alfred Olli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile;
Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
Arben Qesaraj, specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
Adem Kapo, ish-specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Koordinimit në DPEC;
Kallëzohet edhe ish-drejtoresha për shtetësinë e refugjatëve...245 mijë lekë dëm në buxhet
Gjithashtu, ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë kallëzim penal edhe për ish-drejtoreshën e Drejtorisë së Shtetësisë dhe Refugjatëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drita Avdyli. Po sipas auditit të kryer, rezulton se Avdyli është ka shpërdoruar detyrën në lidhje me procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare si dhe keqmenaxhimin e aktiviteteve, me pasoja financiare në buxhetin e shtetit në vlerën 245 mijë lekë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)