Durrës, legalizuan objektin në shkelje, hetim në gjendje të lirë për ish-drejtorin e ALUIZNI-it

Durrës, legalizuan objektin në shkelje, hetim në gjendje të lirë për ish-drejtorin e ALUIZNI-it

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën “Detyrim paraqitje”, për katër ish- punonjës të ALUIZNI-t në Durrës, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë. 

Ndaj Flamur Gjuzit, ish -kreut të ALUIZNI-t rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe e falsifikimit të dokumenteve. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish punonjësve Skerdi Bello dhe Elvis Pengili. Personi i katërt  nën hetim është edhe Nevjana Isufi, e cila dyshohet si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve. 

Në burg ka përfunduar vetëm një nga ish punonjësit, ndërsa një tjetër ndodhet në arrest shtëpie. Të gjashtë këta raportohet se kanë legalizuar një objekti në shkelje në zonën e Ish Kënetës, vendimi i cili i ka vendosur tashmë përballë akuzave të rënda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë