Shpërndahen lopë falas për
fermerët e Bulqizës dhe Klosit

Pas afro një viti nga ngordhja e lopëve për shkak të sëmundjes Dermatoza Nodulare, ka nisur këtë të shtunë shpërndarja e lopëve të ardhura nga Hollanda për fermerët e Bashkisë Klos.

Edhe pse është zgjedhur koha e fushatës zgjedhore për të kryer kompesimin, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Dibër, Novruz Jashari, tha se ky proces nuk ka lidhje me periudhën zgjedhore. 

Një kamion me 30 krerë mbërriti sot në Klos ku u shpërndanë 20 prej tyre, ndërsa dhjetë të tjerat u lanë në Bashkinë Bulqizë. E pikërisht kjo ka krijuar pakënaqësi mes banorëve dhe drejtuesve të buqësisë. 

Kryetari i Fshatit Klos-Katund, Fërdi Buzhiqi tha se është bërë favorizim në kohën e kompensimit të fermerëve, pasi duhej nisur nga Mati që ka numrin më të lartë të të dëmtuarve:

Përgjegjësi i Zyrës së Bujqësisë Mat, Mexhit Sina, tha se kompensimi i fermerëve në Bashkinë Klos, ka nisur sipas datës së ngodhjes së gjedhës vitin e kaluar.

Rreth 330 krerë gjedhë ishte dëmi që u shkaktua në Bashkitë Mat e Klos për një periudhë tre muajore vitin e kaluar si pasojë e sëmundjes së rëndë, Dermatoza Nodulare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre