Qarku Shkodër/ Shpërndahen në çdo shtëpi ilaçe të rimbursueshme, vijon ndihma me pako ushqimore

Qarku Shkodër/ Shpërndahen në çdo shtëpi ilaçe të rimbursueshme, vijon ndihma me pako ushqimore

Foto nga Shkodra

Në qarkun e Shkodrës ka vijuar intensivisht edhe gjatë pasdites puna e NJKVSH për monitorimin e situatës epidemiologjike, vecanërisht në Bashkinë Shkodër, që kryesisht është përqendruar në gjurmimin e të dyshuarve që kanë lidhje familjare me të ndjerën e familjes të dalë pozitive me COVID -19 ne lagjen Dracin.

Gjatë dites sotme u morën gjithësej 14 mostra tek kjo familje midis tyre edhe një infermier i cili ka ushtruar shërbimin e tij gjatë periudhës kur ajo ka qenë e sëmurë.

Hetimi epidemiologjik ka vijuar edhe në familjen e lagjes Kiras, ku janë marrë edhe 4 mostra të tjera.

Në familjen tjetër në lagjen Dobrac u morën edhe 7 mostra, kontakte të ngushta familjare.

Numri total i shtruar ne Tiranë nga Shkodra janë 7 pacientë, ndërsa 2 pacientë që kanë qenë të shtruar kanë lënë spitalin pasi janë shëruar.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e të vetëkarantinuarve është e mirë nën kontrollin e strukturave të specializuara të shëndetësisë.

Nga Bashkia Shkodër ka vijuar mbeshtetja e familjeve në nevojë me ndihma ushqimore, në Nja Guri Zi me 50 pako ushqimore dhe higjenike.

Nga Bashkia Malësi e Madhe nuk ka raste të reja me COVID-19.

Të gjithë shtetasit e hyrë në pikën  Hani i Hotit dhe të tjerë të deklaruar të ardhur nga vendet e infektuara janë nën kontrollin e strukturave duke zbatuar regullat e vetëkarantinimit.

Ngaqarkun e Shkodrës  janë shpërndarë ilace të rimbursueshme në cdo shtëpi, në total 103, në NJa, si më poshtë: qytet 52, në qendër 2 pensione, Gruemire 34 pensione, Shkrel 5 dhe Kelmend 10.

Strukturat e DVP janë angazhuar intensivisht në kontaktet e reja të ardhura nga Durrësi dhe pika e kalimit të Hani Hotit, si dhe në monitorimin e dy rasteve ceremoniale varrimi për parandalimin e lëvizjes së njerëzve.

KMC azhdon ndjekjen, koordinimin dhe bashkëpunimin e institucioneve për monitorimin e situatës në të gjithë territorin e qarkut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos